LAJMI I FUNDIT:

Mourinho përpilon një listë me tri dëshira rreth transferimit të një portieri të ri te Roma

Mourinho përpilon një listë me tri dëshira rreth transferimit të një portieri të ri te Roma

Jose Mourinho do ta fillojë punën e tij si trajner i Romës në muajin e ardhshëm dhe tashma ka bërë listën me emrat që dëshiron t’i transferojë në Olimpico.

Portugezi u emërua si trajner i ri i Romës disa javë pa u mbyllur sezoni 2020/21, pasi Paulo Fonseca nuk arriti objektivat e vendosur.

Megjithatë, Mourinho do ta nis punën e tij te Roma nga 1 korriku dhe synon ta krijojë një skuadër që do të jetë garuese në Serie A.


“Ende nuk mund ta besoj, është si një ëndërr” - Kumbulla mezi pret të punojë me Mourinhon te Roma
Lexo po ashtu “Ende nuk mund ta besoj, është si një ëndërr” - Kumbulla mezi pret të punojë me Mourinhon te Roma

Mediat italiane raportojnë se ‘Special One’ dëshiron të përforcojë çdo pozitë, ndërsa tashmë synon edhe një portier të ri dhe tri janë dëshirat e tij.

Sipas mediumit italian La Gazetta dello Sport, Mourinho ka në vëmendjen e tij Hugo Lloris, Wojciech Szczesny dhe Rui Patricio.

Portugezi mund të kthehet te klubi i vjetër Tottenham Hotspur në një përpjekje për të sjellë portierin e Francës dhe fituesin e Kupës së Botës në Serie A.

Por, portieri i Wolves, Patricio është gjithashtu në listën e dëshirave, ndërsa ai që duket më pak i mundur është Szczesny i Juventusit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Sa fitojnë gjyqtarët në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës në këtë fazë

Sa fitojnë gjyqtarët në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës në këtë fazë

Liga e Kampionëve

"U eliminuam për shkak të Theo Hernandez" - legjenda italiane e Milanit i ashpër me mbrojtësin që mori karton të kuq

Liga e Kampionëve
Trajneri që ka goditur në Ligën Premier është kandidat për stolin e Real Madridit, Perez e preferon para Alonsos

Trajneri që ka goditur në Ligën Premier është kandidat për stolin e Real Madridit, Perez e preferon para Alonsos

La Liga
Gjyqtari Jose Munuera Montero pezullohet nga ndeshjet e fundjavës mes polemikave me Real Madridin

Gjyqtari Jose Munuera Montero pezullohet nga ndeshjet e fundjavës mes polemikave me Real Madridin

La Liga
Davies shmang vazhdimet, Bayern Munich mes emocioneve dhe frikës kalon në mesin e 16 më të mirëve

Davies shmang vazhdimet, Bayern Munich mes emocioneve dhe frikës kalon në mesin e 16 më të mirëve

Liga e Kampionëve
Kontrata që nënshkroi Sergio Ramos është krejtësisht e çmendur: Ai mori çfarë kërkoi në klubin e tij të ri

Kontrata që nënshkroi Sergio Ramos është krejtësisht e çmendur: Ai mori çfarë kërkoi në klubin e tij të ri

Ndërkombëtare
Kalo në kategori