LAJMI I FUNDIT:

Mourinho e krahason Osimhenin me Drogban – derisa e paralajmëron nigerianin për një kalim në Ligën Premier

Mourinho e krahason Osimhenin me Drogban – derisa e paralajmëron nigerianin për një kalim në Ligën Premier

Trajneri i Romës, Jose Mourinho e ka krahasuar Victor Osimhenin me Didier Drogban dhe pranon se do ta transferonte nëse do të ishte në një klub që ka financa të mëdha, por gjithashtu kishte një paralajmërim për sulmuesin e Napolit për jetën në Ligën Premier.

Reprezentuesi nigerian e rriti numrin e golave në garën për Capocannoniere në 14-të këtë sezon në Serie A në fitoren ndaj Romës.

Duke folur në një konferencë për shtyp pas humbjes 2-1 të Romës në Stadio Maradona, Mourinho u pyet për Osimhen në krahasim me një lojtar me të cilin ka punuar në Chelsea, legjendën Drogba.


Kthimi i Jose Mourinhos te Chelsea do të ishte lajm i keq për pesë lojtarë
Lexo po ashtu Kthimi i Jose Mourinhos te Chelsea do të ishte lajm i keq për pesë lojtarë

“Ai është i të njëjtit nivel me Drogban, por Didier nuk simulonte”, u përgjigj portugezi.

“Nëse Victor ndryshon, atëherë është në rregull. Do ta blija nëse do të isha në një klub me shumë para. Megjithatë, nëse ai do të shkojë në Angli një ditë, ai duhet të ndryshojë, sepse në Itali ata e durojnë këtë lloj sjelljeje, ndërsa në Ligën Premier, do ta ulnin ashpër atë”.

Napoli mund të mos shpallet kampion i Serie A - pista hetuese është e njëjtë me atë të Juventusit
Lexo po ashtu Napoli mund të mos shpallet kampion i Serie A - pista hetuese është e njëjtë me atë të Juventusit

Special One ka folur edhe me Osimhen pas ndeshjes.

“I thashë se ai shënoi një gol të mrekullueshëm dhe duhet të ndalojë simulimin. Goli i tij ishte fantastik, ai bëri të njëjtën gjë kur u takuam në fillim të këtij sezoni, kështu që ai është një lojtar fantastik. Por, ai nuk duhet të simuloj”, vazhdoi Mourinho. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
U dëshmua se është

U dëshmua se është "finale para finales": Real Madridi shpartallon Man Cityn në 'Etihad'

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Premier League
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori