Jose Mourinho nuk është i përkohshëm në Old Trafford, portugezi dëshiron të bëhet një pasues i denjë i Alex Ferguson për të lënë një trashëgimi të rëndësishme te Manchester United.
Special One planifikon ta drejtojë këtë skuadër për të paktën 15 vjet për të siguruar vazhdimësinë e rrugës së nisur nga ish menaxheri skocez.
54-vjeçari që e mbylli sezonin me suksesin në Ligën e Evropës beson se mund ta rikthejë United në majën e Anglisë, transmeton SS.
“Unë jam gati për këtë, jam gati të qëndroj për 15 vite këtu. Më duhet ta pranoj se sot është shumë e vështirë të punosh kaq gjatë në një klub për shkak të presionit të madh. Të fitosh çdo vit është një mision shumë i vështirë. Ajo që përpiqem të bëj në një klub është që të tregoj se është puna që ka rëndësi dhe jo rezultatet”.
“Në vizionin tim, puna ime është më shumë se ajo që bëjmë në fushën e lojës dhe gjatë ndeshjeve në fundjavë. Ky klub e ka bërë për shumë vite një gjë të tillë nën drejtimin e Alex Ferguson dhe njerëzit arritën ta kuptonin se sa avantazh të jep fakti kur siguron vazhdimësinë. Pas aventurave të David Moyes dhe Van Gaal erdha unë dhe tashmë në vitin e dytë shpresoj të kem nisur një rrugë stabiliteti. Mendoj se karriera e Sir Alex është unikale”.
“Nuk besoj se do të ketë njeri që mund ta arrijë një gjë të tillë. Wenger është i fundit që ka një rrugëtim të ngujashëm dhe ajo që unë dua të arrij është që të tregoj se e meritoj të qëndroj për një kohë të gjatë në një klub. Nëse ke sukses gjatë një viti por vitin tjetër nuk ke, atëherë të largojnë. Më ndodhi një gjë e tillë te Chelsea, i ndodhi Ranierit dhe do t’u ndodhë shumë të tjerëve. Në ditët e sotme, njerëzit mendojnë më shumë për ecurinë afatshkurtër”, ka thënë Mourinho.
Një deklaratë e vërtetë dashurie nga Jose për klubin e kuq duke lënë të kuptohet se tashmë që ka fituar gjithçka, objektivi i tij është të përsërisë sukseset e një emri të madh të futbollit britanik, ish menaxherit të Manchester United, Sir Alex Ferguson.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
U rikthye pas një viti e gjysmë jashtë fushave, Betim Fazliji këput sërish ligamentet

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Messi dhuron dy asistime fantastike dhe thyen një rekord të madh

Lewandowskit i rinovohet automatikisht kontrata me Barcelonën

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

‘Të fala ke nga mami’ - Dragusha tregon se në cilin klub çdo shtëpi fliste për futboll

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë