LAJMI I FUNDIT:

Motra vrau motrën, vetura godet për vdekje dy fëmijë – rastet tragjike që shënuan ditën e djeshme në Kosovë

Motra vrau motrën, vetura godet për vdekje dy fëmijë – rastet tragjike që shënuan ditën e djeshme në Kosovë
Foto: Ilustrim

Gjatë ditës së djeshme në vendin tonë  u raportuan tri raste mjaft të rënda ku humbën jetën katër qytetarë, raste këto që ndodhën në tri komuna të Kosovës.

Fillimisht dje u raportua për një vdekje të dyshimtë në fshatin Vragoli të Fushë Kosovës, ku policia kishte gjetur pa shenja jete një femër të moshës 33 vjeçare.

Krim brenda familjes në Fushë Kosovë, dyshohet se motra vrau motrën
Lexo po ashtu Krim brenda familjes në Fushë Kosovë, dyshohet se motra vrau motrën

Më pas gjatë procesit të hetimeve, Prokuroria Themelore e Prishtinës, njoftoi se kishte të bënte me një vrasje brenda familjes, ku motra kishte vrarë motrën.

“Sipas dyshimeve fillestare nga kjo ngjarje dyshohet se viktima është privuar nga jeta nga motra e saj, e cila me urdhër të prokurores kujdestare është dërguar në mbajtje dhe ndaj të njëjtës do të ndërmerren masat e nevojshme brenda afateve ligjore. Ndërsa, trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, njoftoi Prokuroria.

Rasti tjetër i rëndë që u raportua pasdite ishte vdekja e një 66 vjeçari si pasojë e një aksidenti të ndodhur në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë në fshatin Kçiq.

“Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur në orën 13:20, të datës 9 maj 2021, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë segmenti rrugor “fsh Kçiq, ku të përfshira ishin dy vetura civile, ku si pasojë e aksidentit dhe lëndimeve të pësuara më pas në QKUK ka vdekur viktima, Sh. N.,66 vjeçar”, njoftoi policia.

E një tjetër rast tragjik gjatë ditës së djeshme ndodhi edhe në fshatin Carralevë të Shtimes, ku si pasojë e goditjes nga një veturë, humbën jetën dy fëmijë të moshës 8 vjeç.

Aksident i rëndë në Shtime, vdesin dy fëmijë
Lexo po ashtu Aksident i rëndë në Shtime, vdesin dy fëmijë

Policia njofton se deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur, kur automjeti i udhëtarëve ishte duke lëvizur në rrugën Shtime – Prizren dhe me të arritur në fshatin Carralevë, për shkak të mospërshtatjes të shpejtësisë së lëvizjes dhe kushteve të rrugës, kthesë, drejtuesi humbë kontrollin mbi automjet dhe kalon në shiritin e kundërt të lëvizjes dhe i godet dy këmbësoret në trotuar.

Si pasojë e lëndimeve të rënda trupore të dy fëmijët kanë ndërruar jetë në QKUK në Prishtinë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Lajme
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Lajme
Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori