Samsung ka procesorët e vet në formën e linjës Exynos. Megjithatë,  Exynos kanë qenë ekskluzive për pajisjet Samsung, por nëse referencat e fundit duhet të besohen, Motorola mund të punojë në një telefon që mundësohet nga procesori Samsung Exynos.Kjo është sipas një raporti në Geekbench (nëpërmjet PhoneArena), në të cilën një telefon i quajtur Moto P40 u vërejt i fuqizuar nga Exynos 9610. P40 pritet të jetë vazhdim i P30 lansuar në Kinë vitin e kaluar.Thashethemet pohojnë gjithashtu se telefoni do të mund të gjente rrugën në tregun e SHBA, ku ai mund të riemërohet si Motorola One Vision. Geekbench gjithashtu ka "konfirmuar" se telefoni mund të vijë me 6GB RAM dhe bazuar në informatat e rrjedhura, do të paketojë gjithashtu një kamerë të dyfishtë në pjesën e pasme.Është mjaft e rrallë të shohim telefonët jo-Samsung duke përdorur një procesor Exynos kështu që ndoshta është më mirë të marrim këto informata me një dozë dyshimi. /Telegrafi/