LAJMI I FUNDIT:

Motoçiklisti i pamend voziti në drejtim të kundërt nëpër autostradë (Video)

Motoçiklisti i pamend voziti në drejtim të kundërt nëpër autostradë (Video)

Shoferi i një furgoni është drithëruar derisa po voziste nëpër një autostradë në Londër, prej një motoçiklisti që i erdhi në drejtim të kundërt.

Madje, ai ndodhej në shiritin e dedikuar për shpejtësi të lartë, kur pranë i kaloi motoçikleta me shpejtësi, transmeton Telegrafi.


“Derisa po mendoja se çfarë të ha për drekë, e përjetova këtë moment dhe më nuk dija çfarë po ndodhë. Nisa të qeshë, para se ta telefonoja policinë”, ka shkruar shoferi.

Pamjet që janë shpërndarë në internet, kanë marrë reagime të ndryshme, por jo edhe pëlqime. “Mirë qe e paska jelekun fluoreshent dhe helmetën” ishte një prej komenteve të shumta. /Telegrafi/