LAJMI I FUNDIT:

Moti sot në Shqipëri

Moti sot në Shqipëri

Orët e paradites do të dominohen nga kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme të cilat në zonat veriore do të gjenerojnë shira. Parashikohet që pasditja të sjellë zhvillim të vranësirave duke bërë që zonat veriore dhe qendrore të dominohen nga shira ku herë pas here do të jenë rrebeshe.

Për sa i përket zonave jugore dominante do të jenë kthjellimet dhe vranësirat e lehta e kalimtare. Gjatë natës i gjithë vendi do të dominohet nga vranësira dhe shira.


Sipas “MeteoAlb”, temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë në të dy vlerat eklstremale të ditës. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga jugperëndimi dhe për pasojë në brigjet detare dallgëzimi do të arrijë deri në 3 apo 4 ballë. /Telegrafi/