Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira dhe periudha diellore.

Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtimi verior.


Temperaturat minimale do të lëvizin nga -2 deri 3, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin nga 12 deri 17 gradë celsius.

Në ditët në vijim moti do të jetë i qëndrueshëm dhe kryesisht i ngrohtë./Telegrafi/