LAJMI I FUNDIT:

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti paradite në lugina të veçanta sidomos në pjesët perëndimore do të jetë me mjegull dhe me vranësira të ulëta, gjatë ditës kryesisht me diell dhe më i ngrohtë. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi veriperëndimor, era do të jetë më e theksuar në orët e paradites.

Temperaturat minimale do të zbresin nga -3 gradë deri në 4 gradë celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 9 gradë deri ne 15 gradë celsius.


Në Shkup gjatë ditës do të mbajë mot kryesisht me diell, ndërsa në mëngjes me mjegull të dobët. Paradite do të ketë edhe erë që do të fryjë lehtë deri në mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperaturat do të lëvizin nga 1 gradë deri në 11 gradë celsius.