LAJMI I FUNDIT:

Moti në Teksas – Biden pritet të shpall gjendjen e katastrofës së madhe

Moti në Teksas – Biden pritet të shpall gjendjen e katastrofës së madhe

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka vendosur ta deklarojë katastrofën e madhe për Teksasin, duke i hapur rrugën kështu vendit për ofrimin e shumë fondeve federale për t’u shpenzuar në përpjekjet e ndihmës.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, temperaturat në vend si duket do të rriten, por rreth 13 milionë njerëz ende po përballen me vështirësi në qasjen e ujit të pastër.


Biden deklaroi se ai do ta vizitojë Teksasin për sa kohë që prania e tij nuk është barrë për përpjekjet e ndihmës.

Gati 60 persona kanë vdekur si pasojë e motit të ftohtë në të gjithë SHBA-në.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki konfirmoi se Biden i ka kërkuar ekipit të tij që të shpejtojë kërkesën e Teksasit për një deklaratë të katastrofës.

Ai gjithashtu ka qenë në kontakt me kryetarët e bashkive të disa prej qyteteve më të mëdha të Teksasit, të tilla si Houston, Austin dhe Dallas, për t’u siguruar që ata të kenë qasje në burimet qeveritare, tha një zyrtar i administratës.

Disa shtete të tjera të jugut të goditura nga stuhitë e borës dhe akullit këtë javë kanë raportuar gjithashtu ndërprerje të shërbimit të ujit./Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Ku është 'Fito'? Lordi famëkeq i drogës i Ekuadorit, i cili u arratis nga burgu në të cilin jetonte si mbret

Ku është 'Fito'? Lordi famëkeq i drogës i Ekuadorit, i cili u arratis nga burgu në të cilin jetonte si mbret

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Kalo në kategori