LAJMI I FUNDIT:

Moti në Shqipëri

Moti në Shqipëri

Vija bregdetare dhe zonat e ulëta do të jenë në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të herëpashershme, ndërsa me vranësira më të dendura, të cilat do të rrezikojnë rrebeshe shiu afatshkurtër paraqitet moti për zonat malore jugore dhe juglindore.

Parashikohet që edhe gjatë pasdites, vranësirat dhe shirat lokale të mbeten të pranishme në të gjithë zonën malore juglindore duke lënë me kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare bregdetin dhe zonat e ulëta. Nuk parashikohet të ketë ndryshime të motit edhe gjatë orëve të natës.


Sipas “MeteoAlb”, sa i përket situatës termike, temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë gjatë orëve të mëngjesit, po ashtu edhe mesdita do të sjellë rritje të temperaturave në vend. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke bërë që në det të gjenerohet dallgëzim deri në 2 ballë. /Telegrafi/