Sot në vendin tonë do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell.

Vranësirat vende – vende parashihen të sjellin riga të izoluar shiu.


Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat e mesditës do të shënojnë ulje për 4-6 gradë, krahasuar me të ditës së hënë.

Minimalet e ditës pritet të sillen rreth 8 dhe 11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet mes 14 dhe 16 gradë Celsius. /Telegrafi/