LAJMI I FUNDIT:

Moti në Kosovë gjatë ditëve në vijim

Moti në Kosovë gjatë ditëve në vijim

Në ditët në vijim masa të ftohta ajrore që po depërtojnë mbi Evropë nga Atlantiku, pritet të shtrihen edhe mbi rajon, duke zbritur në fillim të javës temperaturat në vlera mesatare për këtë periudhë kohore.

Minimalet do të luhaten nga 10 deri në 13 gradë celsius, e ato maksimale do të zbresin nga 25 gradë celsius të shtunën, deri në 18 gradë celsius, në fillim të javës.

5.05-6.05 – Mot me vranësira dhe intervale me diell. Të shtunën priten zhvillime të shtrëngatave me shi që do të jenë të shpërndara mbi territorin e vendit tonë, ndërsa ditën e diel pritet të jenë më të përhapura. Vende-vende reshjet parashihet të jenë më intensive.


7.05 – Mot kryesisht me vranësira dhe të reshura lokale shiu, me mundësi edhe për bubullimë.

8.05-9.05 – Të martën mot me vranësira dhe diell, pasdite mundësi për riga lokale shiu. Ditën e mërkurë mot kryesisht me vranësira dhe reshje të shpërndara shiu, kryesisht në orët e pasdites.

Sipas Prishtina Weather, do të fryjë erë mesatarisht e fuqishme nga verilindja 4-13m/s.

Shtypja atmosferike, do të luhatet kryesisht rreth vlerave normale, e në fillim të javës do të pësojë rënie.

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet

Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Kalo në kategori