Një stuhi e fortë që goditi disa qytete kroate mbrëmë dhe këtë mëngjes, duke lënë pas kaos, shkaktoi shumë probleme, rrëzoi pemë të shumta, një shtyllë telefonike dhe çati, dhe një person u plagos.

Në Dalmaci, shpejtësia e erës ishte 153 km/orë, kështu që edhe sot në disa pjesë të Kroacisë janë në fuqi alarmi i verdhë dhe portokalli, dhe një alarm meteorologjik i kuq është lëshuar për Kanalin e Velebit për shkak të erërave që mund të arrijnë deri në 160 km/orë.


3 18

Alarmi meteorologjik i portokallit është në fuqi për rajonin Rijeka, Kvarner dhe Kvarneriq, bregdetin perëndimor të Istria dhe Dalmacinë veriore dhe qendrore.

4 14

Në jug të Dalmacisë dhe zonat përreth Splitit dhe Kninit dhe Gospiq priten erëra me fuqi prej 65 deri 110 km/orë.

5 10

I njëjti paralajmërim është për Sllavoninë dhe Baranjën, ndërsa për Kroacinë qendrore nuk ka paralajmërime në fuqi. /kp/Telegrafi/