LAJMI I FUNDIT:

Moti gjatë ditëve në vijim në Maqedoninë e Veriut

Moti gjatë ditëve në vijim në Maqedoninë e Veriut

Siç njoftojnë nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike, moti nesër do të jetë me vranësira dhe me reshje të kohëpaskohshme të shiut.

Do të fryjë erë perëndimore, ndërsa temperatura ditore do të ulet. Edhe në dy ditët e ardhshme gjatë orëve të pasdites do të ketë kushte për reshje të shiut, ndërsa gjatë ditë së premte pritet që temperaturat të rriten, njofton Telegrafi Maqedoni.


Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin nga 4 deri 10 gradë celsius, ndërsa temperatura ditore do të jetë nga 10 deri 23 gradë celsius. Në Shkup dhe rrethinë temperatura e mëngjesit do të arrijë deri tetë gradë celsius ndërsa temperatura ditore deri në 20 gradë celsius.

Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Lexo po ashtu Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Gjatë fundjavës pritet të ketë reshje të shiut./Telegrafi/