LAJMI I FUNDIT:

Mot i vranët dhe me shi

Mot i vranët dhe me shi

Për të shtunën në Kosovë parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa lokalisht pritet të ketë reshje shiu, të cilat në momente të caktuara pritet të jenë në formë të rrebesheve afatshkurtër, me mundësi që të përcillen me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë gjatë pasdites.

Po ashtu, koncentrimet e pakta të pluhurit saharian do të vazhdojnë të jenë të pranishme mbi vendin tonë, në këtë mënyrë në zonat me të reshura do të jenë të përziera me baltë.


Siç njofton MeteoKosova temperaturat minimale do të lëvizin prej 5 deri në 7 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale prej 13 deri në 16 gradë.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 15-37 km/h. /Telegrafi/