LAJMI I FUNDIT:

Mot shumë i nxehtë gjatë kësaj jave – temperaturat në vende urbane mund të arrijnë 40 gradë Celsius

Mot shumë i nxehtë gjatë kësaj jave – temperaturat në vende urbane mund të arrijnë 40 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se gjatë kësaj jave temperaturat në vendin tonë do të jenë të larta.

Sipas IHMK-së në shumë vende urbane prezenca e këtyre masave të ajrit do të krijoj mundësi që temperaturat të arrijnë deri 40 gradë Celsius.

Edhe vikendi parashihet të jetë me temperatura ekstremisht të larta.


“Ky mot me këto temperatura ekstreme të larta është si rezultat i ardhjes së masave të nxehta të ajrit nga Afrika Veriore. Shkalla e lartë e avullimeve do të krijoj vapë dhe ndjesia e këtyre temperaturave do të jetë më e lartë se sa vlerat e lartëshënuara”, thuhet në njoftim.

IHMK ka apeluar te qytetarët me probleme shëndetësore që të kenë kujdes.

“Meqë indeksi UV do të jetë shumë i lartë ,rekomandohet që të kufizohemi sa më shumë nga  rrezet e diellit, nga ora 10-17,sidomos personat me sëmundje kronike, hipertension, diabetikët, asmatikët etje,  të bartim syze mbrojtëse nga rrezet e diellit, ombrellë, rroba me ngjyra të lehta, krema adekuate për mbrojtjen e lëkurës, pastaj të pimë ujë sa më shpesh, jo lëngje të gazuara, të konsumojmë  pemë e perime dhe ushqim me sa më pak yndyrë, etj”, rekomandon IHMK.

Parashikimi i motit për pesë ditë:

E hëne- Mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 33-36 graë Celsius.

E marte- Mot kryesisht me diell .Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius , ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 33-36 gradë Celsius

E mërkurë- Mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 33- 37 gradë Celsius.

E enjte-Të enjten parashihet mot me diell por me rënje të lehta të vlerave të temperturave maksimale. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 14-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 33-35 gradë Celsius

E premte – Mot kryesisht me diell. Në vlerat e temperaturave ekstreme nuk parashihet të ketë ndryshime të ndieshme. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 14-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 32-35 gradë Celsius.

Gjatë kësaj periudhe kohore të parashikimit do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe veriperendimit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Drejtësi
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

Lajme
Kalo në kategori