LAJMI I FUNDIT:

Mot pranveror, temperaturat shënojnë rritje

Mot pranveror, temperaturat shënojnë rritje
Foto: Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka informuar se gjatë vikendit do të mbajë mot kryesisht me diell. Temperaturat do të rriten në të dy vlerat ekstreme.

Sipas parashikimeve, temperaturat minimalet do të lëvizin ndërmjet -1 deri 2 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale parashihen të lëvizin ndërmjet 11-16 gradë Celsius.


“Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugut dhe jugperendimi.”, ka bërë të ditur IHMK.