Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, shi dhe shtrëngata

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se Shqipëria të martën do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare e të dendura si dhe alternime kthjellimesh të herëpashershme.
SHMU njofton se do të ketë prezencë të reshjeve të shiut që në orët e pata të 24-orëshit në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët.
"Gjatë ditës hera-herës në zonën e veriperëndimit e jugperëndimit reshje shiu në formën e shtrëngatave afatshkurtra Në orët e mesditës dhe pasdites në jugperëndim në Vlorë, Himarë, Delvinë dhe në veriperëndim, Velipojë, Shkodër, Lezhë reshje shiu me intensitet mesatar deri të lartë, hera-herës shtrëngata shoqëruar me shkarkesa elektrike", thuhet në njoftim.
SHMU njofton se shikimi do të jetë i reduktuar nga prezenca e reshjeve të shiut.
Ndërkaq, në zonën e Alpeve dhe në lartësinë mbi 1500 metra reshje bore me intensitet të ulët.
Era do të fryjë me drejtim nga juglindje- jugperëndim me shpejtësi mesatare me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi deri në 20m/sek. /Telegrafi/
















































