Gjatë kësaj jave do të mbaj mot kryesisht me diell dhe temperatura të larta.

Vranësira kalimtare paraqiten sot të cilat kanë mundësi që të sjellin riga lokale shiu nga veriu i vendit.


Temperaturat sot do të sillen nga 14 deri në 29 gradë celsius.

Indeksi i cilësisë së ajrit në përgjithësi do të jetë në vlera të pranueshme dhe të mira, vetëm orëve të pasdites vende-vende rritje do të shënojnë koncentrimet e ozonit sipërfaqësor që edhe shtynë indeksin të kaloj në vlera mesatare.

Nën kushte të kthjellimeve nivelet e rrezikut nga rrezet ultravjollce mbeten të larta dhe shumë të larta, ndaj orëve të mesditës rekomandohet t'i ikim ekspozimit më të gjatë ndaj rrezeve të diellit./Telegrafi/