Dy mostra të shkëmbinjve marsianë të mbledhur nga Roveri Perseverance mund të përmbajnë dëshmi të flluskave të lashta të ujit, sipas NASA-s.

Sipas CNN, përcjell Telegrafi, mostrat e shkëmbinjve u zbuluan se përfshinin minerale kripe, të cilat mund të zbulojnë njohuri për klimën e lashtë dhe ambientin e Marsit miliarda vjet më parë – dhe madje mund të ruajnë dëshmitë e jetës së lashtë, nëse ka ekzistuar në planetin e kuq.


Perseverance mblodhi me sukses dy mostrat e para të shkëmbinjve më 6 dhe 8 shtator, duke i quajtur Montdenier dhe Montagnac, nga i njëjti shkëmb i quajtur Rochette. Roveri aktualisht po eksploron kraterin Jezero, vendin e një liqeni të lashtë më shumë se 3 miliardë vjet.

“Për shkak se këta shkëmbinj ishin të një potenciali kaq të lartë shkencor, ne vendosëm të merrnim dy mostra këtu”, tha Katie Stack Morgan, zëvendës-shkencëtare e projektit Perseverance në Laboratorin e Shtytjes së Avionëve të NASA-s në Pasadena, Kalifornia. /Telegrafi/

CNN 1 Pikat e bardha janë të dukshme në këtë imazh që tregon se ku Perseverance përdori mjetin e saj të gërryerjes për të bluar shkëmbin para shpimit. Këto njolla të bardha janë kripëra.

CNN2 Instrumenti PIXL i roverit, ose Instrumenti Planetar për Litokiminë me rreze X, zbuloi minerale kripe (në të verdhë). Kristalet e kripës mund të kenë bllokuar flluska të ujit të lashtë.