LAJMI I FUNDIT:

Mosrealizimi i pakos fiskale 2.0 vështirëson të bërit biznes

Mosrealizimi i pakos fiskale 2.0 vështirëson të bërit biznes

Njohësi i çështjeve ekonomike, Burim Piraj, ka thënë për gazetën “Epoka e re” se mosrealizimi i pakos fiskale 2.0 është një fatkeqësi ekonomike e cila do t’i ketë efektet e saj negative në të bërit biznes.

Kurse kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, ka thënë se pakoja fiskale 2.0 tash mund të vonohet për shkak të zgjedhjeve që do të mbahen në vend.


Edhe Berjani është i pajtimit me Pirajn se vonesa rreth kësaj pakoje mund të reflektojë në të bërit biznes.

“Mosrealizimi i kësaj pako është një fatkeqësi ekonomike dhe sigurisht se i ka efektet e saj negative. Do të ketë ngadalësim të zhvillimit të prodhimtarisë në vend, do të ketë stopim të investimeve të huaja të drejtpërdrejta dhe do të ndikojë edhe në punësim pasi do të ketë ngadalësim të trendit të punësimit. Pra, do të ketë edhe shumë efekte të tjera negative”, ka thënë njohësi i çështjeve ekonomike Piraj.

Kurse kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës në kuadër të Odës Ekonomike të Kosovës, Fadil Berjani, ka thënë pakoja fiskale 2.0 tash mund të vonohet për shkak të zgjedhjeve. /Epoka e Re/Telegrafi/