LAJMI I FUNDIT:

Mospranimi i Kastro Zizos në Festivalin e RTSH-së: Mesa duket i kishin mbyllur pazaret

Mospranimi i Kastro Zizos në Festivalin e RTSH-së: Mesa duket i kishin mbyllur pazaret

Shpallja e listës së këngëtarëve të edicionit të 56-të të Festivalit në RTSH, u shoqërua me polemika të mëdha duke qenë se në këtë listë mungonin emrat e Klevis Begës (Kastro Zizo), Klajdi Musabelliut e Arilena Arës.

Interesant është fakti që si Kastro me “I huaj” dhe Klajdi me “Unë do të besoj”, trajtojnë në këngët e tyre kapërcimin e dilemës të rrish apo të ikësh nga Shqipëria, duke dhënë mesazhin se në fund të fundit ia vlen të shikohet dritë në fund të tunelit.

(Foto: Instagram/Kastro Zizo)

Pas zhurmës dhe ngjyrimeve politike që mori lënia e tyre jashtë garës, Kastro ka dhënë versionin e tij për gazetën Panorama.


Kastro Zizo shpërthen me të bërtitura kundër Festivalit të RTSH-së: Janë pazarxhinj (Video)
Lexo po ashtu Kastro Zizo shpërthen me të bërtitura kundër Festivalit të RTSH-së: Janë pazarxhinj (Video)

“E para, unë nuk jam përjashtuar, por thjesht mospranuar. E shtata, sigurisht që nuk dua të marrë konotacion politik… Me gjithë respektin për Doktorin, unë mbetem njeri me bindje të majta”, ka thënë ai duke iu referuar një postimi të ish-kryeministrit Sali Berisha që thoshte “rikthehet censura”.

I pyetur se a ka kërkuar shpjegim nga drejtuesit e festivalit, kantautori ka theksuar: “Kërkova. Por, në këtë vend bastard nuk të argumenton njeri asgjë. Mesa duket i kishin mbyllur pazaret e veta nëpër zarfet e xhepave që u mbajnë era kërmë”.

(Foto: Instagram/Kastro Zizo)

Fabula e këngës me titull “I huaj” është konsideruar si një thirrje për largim nga ky vend i pashpresë, Shqipëria.

“Jo. Nuk është tamam kjo fabula. Kënga ku shoqërohem nga Ketlin Pjalmi, flet për një artist a njeri të thjeshtë, që largohet nga ky vend sepse nuk është ndier i vlerësuar dhe i respektuar. Një dramë rutinë në realitetin shqiptar këto 27 vitet e fundit, por ama ai pas 20 vjetësh kthehet në vendin e tij. Këngën e ka shkruar Denada Toçe, ndërsa muzikën Diana Ziu”, ka theksuar Kastro.

Duke e komentuar listën e të klasifikuarve, pra emrat e këngëtarëve pjesëmarrës, Zizo ka thënë: “Le të fitojë më i miri!”.

Klesiv Bega ka deklaruar më tej se Festivali i RTSH-së “është institucion i mbërthyer nga dallavere”, teksa ka sqaruar se qëllimi i tij nuk ka qenë pjesëmarrja në Eurovision. “S’më intereson ai paçavure festival që e quajnë Eurovision”, ka theksuar ai.

Në trend Magazina

Më shumë
Kalon gati në përplasje fizike - Gerta Gixhari kap për flokësh Valbona Mhillin

Kalon gati në përplasje fizike - Gerta Gixhari kap për flokësh Valbona Mhillin

Magazina
Egla Ceno rikthehet në Big Brother VIP, puth në buzë Laert Vasilin

Egla Ceno rikthehet në Big Brother VIP, puth në buzë Laert Vasilin

Magazina
Ola i tha Gjestit se të nxori Driloni, reagon fituesi i BBVK 3: Këtu histori shkruajnë vetëm kampionët

Ola i tha Gjestit se të nxori Driloni, reagon fituesi i BBVK 3: Këtu histori shkruajnë vetëm kampionët

Magazina
Vajza transgjinore e Elon Musk: Gjinia ime ishte e paguar, ai donte një djalë

Vajza transgjinore e Elon Musk: Gjinia ime ishte e paguar, ai donte një djalë

Magazina
Loredana qan, derisa Jozi ia hedh gjithë fajin për raportin e tyre

Loredana qan, derisa Jozi ia hedh gjithë fajin për raportin e tyre

Magazina
Ia shpërhap vezët në shtrat, Vserlo nuk i hiqet Gjestit - i flet me tone të larta te fytyra

Ia shpërhap vezët në shtrat, Vserlo nuk i hiqet Gjestit - i flet me tone të larta te fytyra

Magazina
Kalo në kategori