Mospjesëmarrja në Ligën e Kampionëve, Sanchon ngurron transferimin te United

304:"DORTMUND, GERMANY - MARCH 05: Jadon Sancho of Borussia Dortmund in action during the UEFA Champions League Round of 16 Second Leg match between Borussia Dortmund and Tottenham Hotspur at Westfalen Stadium on March 05, 2019 in Dortmund, North Rhine-Westphalia. (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images) 12:"Getty Images
Manchester Unitedit i janë zbehur shpresat për transferimin e Jadon Sanchos në verë nga Borussia Dortmundi.
‘Djajtë e Kuq’ ka kohë që është e interesuar në transferimin e talentit anglez, por duket se tani janë edhe më larg transferimit të tij.
Manchester United ka dështuar të kualifikohet në Ligën e Kampionëve, andaj kjo e bënë të vështirë transferimin e Sanchos në Old Trafford, raporton Daily Mail.
Skuadra angleze është e gatshme që ta paguajë shumën rekorde që e kërkon Dortmundi për anësorin, mirëpo është dëshira e këtij të fundit që mos të transferohet atje.
Sancho po e kërkon një klub që luan në Ligën e Kampionëve, gjersa Manchester City mbetet i interesuar së bashku me PSG-n. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































