LAJMI I FUNDIT:

Mospajtime rreth pranisë së mediave në Komisionin hetimor për dëbimin e shtetasve turq

Mospajtime rreth pranisë së mediave në Komisionin hetimor për dëbimin e shtetasve turq

Deputetët e pozitës pas një debati të ashpër me opozitën kanë lëshuar mbledhjen e Komisionit Hetimor ku pritej të diskutohej për rastin e dëbimit të gjashtë shtetasve turq, më datë 29 mars 2018.

Arsyeja e mospajtimit  ishte nëse mbledhja do të duhej të mbahej me dyer të hapura apo të mbyllura për media, raporton Telegrafi.


Çështjen e mediave e hapi për shqyrtim dhe votim kryetari i këtij komisioni, Xhelal Sveçla, mirëpo për këtë nuk u pajtuan deputetët e PDK-së, Ganimete Musliu dhe Hajdar Beqaj si dhe i AAK-së, Muharrem Nitaj.

Musliu tha se nuk është e nevojshme të futet në votim kjo çështje pasi ligji e përcakton që temat e ndjeshme duhet të jenë të mbyllura për media.

Ajo iu drejtua Sveçlës duke i thënë se nuk ka nevojë të bëjnë ‘show’.

“Mos të keqkuptohemi. Në fillim erdhe dhe u konsultove me ne. Insistove në mendimin tonë, e tash po bëhet show”, ka thënë Musliu.

Edhe Nitaj u shpreh se nuk ka arsye për debat pasi bëhet fjalë për temë të ndjeshme.

“Nuk dua të debatojmë, mirëpo kur është fjala për sekrete shtetërore atëherë mbledhjet janë të mbyllura”, ka thënë Nitaj.

Ai po ashtu theksoi se nëse kjo temë vazhdon të diskutohet atëherë do të detyrohet që të lëshoj mbledhjen.

“Si anëtar i Komisionit nuk kam munguar asnjëherë në këto çështje. Materia është e ndjeshme dhe ka informacione të klasifikuara. Kemi nënshkruar deklaratë të konfidencialitetit për të mbajtur informacionet e mbyllura…”, tha ndër të tjera deputeti i AAK-së.

Ndërsa, deputeti nga i LVV-së, Sami Kurteshi, potencoi se çështja është publike dhe s’ka nevojë të jetë e mbyllur për publikun.

“Jemi në një çështje publike. Kur është tek çështjet publike, s’duhet të jenë jo-publike. Personalisht përveç kur kemi raste me fëmijë apo me konflikte gjinore…Le ta shohin mediat dhe populli çka po ndodh”, tha Kurteshi.

Edhe deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, theksoi se deputetët që vijnë nga pozita i frikësohen votës së tyre publike.

“Ne po e shohim që deputetët që vijnë  nga radhët e pozitës nuk kanë interes, dhe ata i frikësoheshin votës së tyre publike. Ata insistonin që kjo mbledhje të mbyllet. Jam i pajtimi që kjo mbledhje të vazhdoj”.

Ndërkaq, mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar është shtyrë për gjysmë ore nga kryetari i këtij komisionit. /Telegrafi

Në trend Lajme

Më shumë
Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Lajme
Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Lajme
Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Lajme
Kalo në kategori