LAJMI I FUNDIT:

Mospajtime mes AAK-së e LVV-së për çështjen e sigurisë pas zhvillimeve të fundit në veri

Mospajtime mes AAK-së e LVV-së për çështjen e sigurisë pas zhvillimeve të fundit në veri

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, ka diskutuar rreth diplomacisë parlamentare në fushën e sigurisë.

Në mbledhjen e sotme, kryetari Bekë Berisha solli propozimet për takime në këtë çështje, për çka nuk morri mbështetjen e disa prej anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje.


Ai tha se siguria e vendit është me rëndësi ditëve të fundit, duke theksuar nevojën e diskutimit të diplomacisë parlamentare në fushën e sigurisë.

“Siguria është ndër gjërat më të rëndësishme këto ditë, aktualisht, në Kosovë. E dini në çfarë situate jemi në vijë të përballjes jemi. Jemi duke rritur fëmijë këtu, unë nuk mund të pres askënd. Është si ide një herë, aprovohet me konsensusin e të gjithëve. Kjo nuk bëhet njëanshëm”, është shprehur Berisha.

Me këtë nuk është pajtuar deputeti i LVV-së, Enver Dugolli, i cili tha se diplomacia parlamentare në fushën e sigurisë nuk mund të trajtohet nga Komisioni për Çështje të Sigurisë.

“Këtë që po thua dhe e ke në letër, çfarë po dëshiron të arrish me këtë, aspak nuk bie në domenin e komisionit tonë. Ne po kalojmë përtej mandatit dhe nuk jam që komisioni të kalojë përtej mandatit që e kemi, përkundër interesit që e kemi. Për çështjet e punëve të jashtme nuk janë çështje që komisioni ynë i trajton. Është Ministria e Punëve të Jashtme, Komisioni për Punë të Jashtme, është i thirrur që të trajtojë çështjet e punëve të jashtme, që bie edhe siguria, kultura, sporti, ekonomia. Ne i trajtojmë çështjet e sigurisë dhe nuk kemi të drejtë që të interferojmë dhe të marrim primatin e këtyre çështjeve, sepse është një komision tjetër. Ne nuk mund të thërrasim ambasadorë, sepse nuk na përgjigjen ata neve”, ka thënë Dugolli.

Megjithatë, për këtë propozim të kryetarit Bekë Berisha është pajtuar deputetja e LVV-së, Shqipe Selimi.

Berisha: A e dëgjoni Enverin ju tjerët a?

Selimi: Ne jemi individualisht deputetë, kemi qëndrim.

Berisha: Unë e di që të thonë ata, por mos i dëgjo të gjitha herët, qëllimi është i mirë?

Me propozimin e Berishës është pajtuar deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj.

Pas këtij diskutimi, është kërkuar që mbledhja e komisionit të vazhdojë me dyer të mbyllura për të diskutuar në lidhje me çështjen e diplomacisë parlamentare në fushën e sigurisë.KP/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Lajme
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Lajme
Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë -  kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë - kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Lajme
Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Lajme
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Kalo në kategori