LAJMI I FUNDIT:

Mosnjohja e diplomave të Kosovës në Serbi për shqiptarët nga Lugina e Preshevës është shqetësim i madh

Mosnjohja e diplomave të Kosovës në Serbi për shqiptarët nga Lugina e Preshevës është shqetësim i madh
Lugina e Preshevës/ Foto: Krenar Halimi

Të rinjtë nga Lugina e Preshevës vazhdojnë të kenë vështirësi për t’u çasur e punësuar në institucionet shtetërore, kjo për shkak të mos njohjes së diplomave të Kosovës, nga autoritetet Serbe.

Presheva, Bujanoci e Medvegja janë tri komuna me shqiptarë që gjenden në territorin e Serbisë, që ndryshe njihen edhe si Lugina e Preshevës.


Për dallim nga Presheva e Bujanoci ku shqiptarët janë shumicë, në komunën e Medvegjës kanë mbetur pak shqiptarë të cilët kanë probleme të mëdha sidomos me fshirjen e tyre nga listat e regjistrimit si banorë të saj.

Diskriminimin e vazhdueshëm  që  ua bëjnë institucionet serbe këtyre tri komunave  po u pamundëson të rinjve që të mos punësohen edhe në institucione shtetërore, për shkak të mos njohjes së  diplomave të  Kosovës në Serbi.

Ndonëse marrëveshjet e nënshkruara për njohjen e diplomave reciproke në Bruksel nuk po respektohen dhe për këtë më së shumti po pësojnë të rinjtë nga Lugina.

Artan Ibishi  nga Presheva ka përfunduar studimet në fakultetin e Arteve në degën e Aktrimit pranë Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, i cili  tash e pesë vite e ka dorëzuar diplomën për nostrifikim  në Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë në Beograd në vitin 2016 kur është nënshkruar marrëveshja e dytë në Bruksel dhe ende nuk ka marrë përgjigje, ndërsa   në Shtëpinë e Kulturës për Teatër është punësuar  me diplomë të shkollës së mesme.

‘’Me hapjen e Teatrit në vitin 2017,unë aplikova për punë, mirëpo  problemi ishte se kisha diplomë nga Universiteti i Prishtinës. Në vitin 2016 kam dorëzuar në Beograd diplomën për nostrifikim dhe tash e 5 vite ende nuk kam marrë përgjigje, ndërsa në Shtëpinë e Kulturës u pranova  me diplomë të shkollës së mesme në profesionin që kam përfunduar studimet’’ tha ai .

Deri në vitin 2008 janë njohur vetëm diplomat nga Misioni i Kombeve të Bashkuara të Kosovës (UNMIK),që  një pjesë e  të rinjve janë pranuar nëpër institucione në atë periudhë.

Një organizatë me shkurtesë SPARK e cila kishte hapur zyrat në dy degë në Kosovë dhe Serbi u mundësonte vetëm aplikim  për nostrifikimin e diplomave, mirëpo  ishte mbyllur brenda një kohe të shkurtër.

Ragmi Mustafi nga Këshilli Kombëtar Shqiptar në Bujanoc thotë se mosnjohja e diplomave të Kosovës në Serbi për shqiptarët  nga Lugina e Preshevës  është shqetësim i madh.

‘’Marrëveshja e Brukselit është e paraparë që të njihen diplomat  por  nga ai proces nuk është njohur nga Serbia, që për shqiptarët e Luginës së Preshevës, gjegjësisht studentët që aplikojnë për punë, është shqetësim  i madh’’,tha ai.

Tutje ai shtoj se Marrëveshja e Washingtonit nëse zbatohet do të ishte mundësi e mirë për të rinjtë që përfundojnë studimet në Kosovë, ku thotë që  për këtë ai  i është adresuar  edhe në Ambasadën në Beograd  dhe OSBE, Ministrinë e Arsimit të Shqipërisë e atë  të Kosovës.

‘’Kam adresuar në Ministrinë e Arsimit të Kosovës dhe atë të Shqipërisë në lidhje me mosnjohjen e diplomave të Kosovës në Serbi, kam adresuar edhe Ambasadën në Beograd, OSBE-në, edhe në pakicat kombëtare, duke u treguar se Këshilli Kombëtarë bëhet në urdhrat e juaja, mirëpo vetëm telefonata kam marrë, por nëse marrëveshja e Washingtonit   fillon së zbatuari do të ishte mundësi e mirë për rinjtë e Luginës së Preshevës’’, tha ai.

Në marrëveshjen e Washingtonit pika e 6 dhe e 12 përshkruan që të njihen certifikatat dhe diplomat e të dyja shteteve.

Belgzim Kamberi  kryetar nga Këshilli për Drejtat e Njeriut në Preshevë e quan shkelje e të drejtave të njeriut mosnjohjen e diplomave të Kosovës në Serbi.

‘’E para do të thotë diskriminim mbi baza politike dhe e dyta është moszbatimi i marrëveshjes të cilat i ka pranuar dhe miratuar autoriteti serb pra të marrëveshjes ndërkombëtare çoftë ajo e Brukselit apo e Washingtonit dhe kjo është  shkelje  e të drejtave të njeriut në kuptimin e të drejtës së njerëzve për të njohur arsimimin dhe qasjen në arsim’’.

Ndërsa në kontaktin me Ministrinë  e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë të Serbisë në Beograd   në lidhje me mosnjohjen e diplomave të Kosovës në Serbi, përkatësisht me marrëveshjen e Washingtonit kanë adresuar në kontaktin me Agjencinë e Kualifikimeve të Beogradit  të cilët vetëm kanë treguar se  me çka merret ajo ndërsa nuk janë deklaruar në përgjigjen e  pyetjes së parashtruar.

“Agjencia për Kualifikime, dmth ENIC / NARIC si pjesë organizative e të njëjtave merret me njohjen e dokumenteve të huaja të shkollës dhe arsimit të lartë në përputhje me Ligjin mbi Kornizën Kombëtare të Kualifikimeve të Republikës së Serbisë (“Gazeta Zyrtare e RS” Nr. . 27/2018 dhe 6/20) dhe Ligji mbi arsimin e lartë (“Gazeta Zyrtare e RS”, Nr. 88/17, 27/18 – ligje të tjera, 73/18, 67/19 dhe 6/20 – ligje të tjera ), megjithatë, subjekt i kësaj njohje janë ekskluzivisht dokumentet e huaja shkollore zyrtare dhe arsimi i lartë.

Të rinjtë  nga Lugina e Preshevës vazhdojnë studimet  në Universitet e Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, ndërsa  një numër  shumë  vogël vazhdojnë studimet në Universitetet e Serbisë, dhe për këtë në mbarim të studimeve ndjehen të pasigurtë për të vazhduar rrugëtimin e tyre, por vazhdimisht kanë shpresë që të zgjidhet ky problem./Lirigzona Nuredini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e

Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij

Shëndetësi
Arrestohet një person në Bërnjak, kishte vendosur 50 euro në mesin e dokumenteve gjatë kontrollit në pikën kufitare

Arrestohet një person në Bërnjak, kishte vendosur 50 euro në mesin e dokumenteve gjatë kontrollit në pikën kufitare

Kronika e Zezë
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Përleshje fizike mes dy personave në Prishtinë, një polic lëndohet gjatë intervenimit për t'i vënë në kontroll

Përleshje fizike mes dy personave në Prishtinë, një polic lëndohet gjatë intervenimit për t'i vënë në kontroll

Kronika e Zezë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Tahiri: Kurti të jap shpjegim pse Serbia mbeti e pa ndëshkuar edhe pas rastit në Banjskë

Tahiri: Kurti të jap shpjegim pse Serbia mbeti e pa ndëshkuar edhe pas rastit në Banjskë

Lajme
Kalo në kategori