LAJMI I FUNDIT:

Mosha nuk është problem për martesë (Foto)

Mosha nuk është problem për martesë (Foto)

Peter Barratt dhe Nancy Evans janë bërë “çifti më i ri” në Britani të Madhe, që kurorëzuan dashurinë e tyre – megjithëse janë në moshë të shtyrë.

Burri 82-vjeçar është martuar me të dashurën e tij një vit më të vjetër, derisa ishin të rrethuar nga familjarët, miqtë dhe banorët e qendrave për të moshuar ku ata banonin, transmeton Telegrafi.


Dasma e çiftit…

“Para dy vitesh u njoftuam,e  që atëherë më ftonte në dreka dhe dërgonte lule. Kërkoi të martoheshim, por nuk doja të humbja privatësinë”, ka thënë Evans.

Në fakt, ai i kishte propozuar vetëm një javë pasi u njoftuan, por gruaja që jetoi vetëm për 20 vite, nuk donte “ta prishte rehatinë”.

Të lumtur u bashkuan…

“Është shumë i dashur dhe më respekton, prandaj pranova. Ishte propozim romantik edhe pse nuk u ul në njërin gju, sepse nuk do të mund të ngrihej pastaj”, ka thënë me mahi nëna e tre fëmijëve.

Së bashku me nëntë nipërit, ajo ka vallëzuar në dasmën e saj të thjeshtë, ku nuk ka munguar torta dhe muzika nga një grup i atij vendi. /Telegrafi/