Mos shpenzoni kot para në pastrim kimik: Pastroni rrobat e lëkurës me pluhur të cilin me siguri e keni në shtëpi!

Keni rrobë të mirë lëkure, por vitet ia kanë hequr shkëlqimin apo i kanë shkaktuar ndonjë njollë. Mos u brengosni, ekziston zgjidhja bashkë me të cilën me xhaketën e preferuar këtë vit do ta keni edhe më ngrohtë.
Disa preparate të cilat shumica e njerëzve i kanë në shtëpi janë shumë të dobishme. Njëri ndër ta është pudra për bebet, për të cilën dikur e kanë ditur që është e shkëlqyeshme për shputa të djersitura, andaj njerëzit pa e kursyer e kanë qitur në këpucë.
Tani aplikimi i saj është zgjeruar aq shumë sa që jo rrallë gjendet në çantat e grimit të femrave si ndihmë me rastin e vënies së maskarasë apo buzëkuqit, për vëllim apo për larje të thatë të flokëve...
Pudra për bebe mund të jetë e mirë për krehjen e kanakarëve shtëpiakë, heqjen e rërës nga tabanët dhe eliminimin e njollave nga rrobat...
Po ju japim këshillën se si me ndihmën e pudrës së bebeve të freskoni xhaketën, fundin, pantallonat dhe këpucët nga lëkura, por edhe se si nga rroba e lëkurës e kthyer mbrapsht t’i eliminoni njollat e yndyrta, transmeton Telegrafi.
Me durim dhe ngadalë kaloni çdo pjesë të xhaketës, posaçërisht kujdes kushtoni jakës, pjesës së duarve afër nyjave, pastaj skajit të poshtëm, zakonisht në ato vende xhaketa e lëkurës në së shumti është e dëmtuar.
Për t’i hequr njollat e yndyrta nga lëkura e kthyer mbrapsht, ju nevojitet: pudra e bebeve, fërkuesi plastik, fasoleta letre, thithësja e pluhurit.
Nëse rastësisht qitni vaj në ndonjë rrobë lëkure, menjëherë duhet të reagoni. Eliminoni tepricën e vajit me fasoletë letre. Shtypeni fuqishëm fasoletën në vendin e njollës, mirëpo mos e fërkoni.
Mbulojeni tërë njollën me pudër bebeje, lëreni ashtu të qëndrojë më së paku katër orë, më mirë është gjatë natës. Pastaj hiqeni tepricën e pudrës me fërkues plastik dhe me thithëse pluhuri thitheni pudrën e mbetur.
Përsëriteni procedurën nëse njollën nuk e keni eliminuar tërësisht. /Telegrafi/




































