LAJMI I FUNDIT:

Mos ruani fjalëkalimet në këta shfletues – nuk ndihmon as antivirusi

Mos ruani fjalëkalimet në këta shfletues – nuk ndihmon as antivirusi

RedLine Stealer, malware qëllimkeq për vjedhjen e informacioneve, operon në platformat e popullarizuara siç janë Chrome, Opera dhe Edge.

Analistët e sigurisë këshillojnë që fjalëkalimet në këto makineri kërkuese (shfletues) të mos ruhen, transmeton Telegrafi.


RedLine mund të sigurohet rrugëve legale nëpër cyber-forume për rreth 200 dollarë, dhe është lehtë të vërehet.

Shërben për vjedhjen e informacioneve për mallra, kurse ekspertë të sigurisë kibernetike kanë paralajmëruar që përdorimi i opsionit auto-login në ueb-shfletues nuk është një ide e mirë.

Malware godet persona dhe organizata të caktuara. Analistët kanë paralajmëruar se në rastin e RedLine nuk ndihmon as antivirusi, pasi nuk arrin të detektoj dhe eliminoj kërcënimin.

Godet fajllet “Login Data” në shfletues. E pavarësisht që në shfletues të dhënat janë të koduara, RedLine mund të gjej këtë kod. /Telegrafi/