Me akuza e kundër-akuza është mbajtur sot mbledhja e Komisionit për Siguri, ku ka raportuar drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha.

Një replikë e ashpër është zhvilluar ndërmjet deputetit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, njëherësh kryetar i Komisionit dhe deputetes së Vetëvendosjes, Shqipe Selimi.


“Mos më pengo... jam tu fol unë...”, i tha Berisha deputetes Selimi.

“Ti duhesh me ma dhënë fjalën... përndryshe mbledhja e komisionit dështon...”, ia ktheu Selimi.

“E kuptoj që po don me dështu”, replikoi Berisha.

“Kryeje fjalën ti... edhe unë po e kërkoj”, tha ajo.

“A jam tu fol unë... mbylle pra”, iu kthye Berisha deputetes Selimi.

Ndryshe, deputetja Selimi më tej kritikoi kryetarin Berisha, duke thënë se po ndërhynë në punët e Policisë së Kosovës, gjersa tha se për shqetësimet e tij është dashur të mbajë konferencë për media e jo siç tha ajo të keqpërdorë Policinë në mbledhjen e Komisionit. /Telegrafi/