LAJMI I FUNDIT:

Mos nxitoni, pash sytë e ballit!

Mos nxitoni, pash sytë e ballit!
Zija Çela

Zija Çela

Në këtë pisk vape afrikane, mos pyesni për shkretëtirën, as për sfinksin e atjeshëm, pasi sfinksa nuk ka nevojë të huazojmë, ata vetë i krijojmë e pastaj … Pastaj vuajmë me vite të tëra, duke pritur derisa të bien nga superpesha e vet. Ju kujtohet, besoj, një herë pritëm 45 vjet.


Për shkak të rrezikut nga stuhia e rërës, e cila mund të përhapet rreth e qark, territore të tilla zakonisht mbahen në mbikëqyrje, duke ushtruar presion herë të kamufluar, herë të drejtpërdrejtë. Shëttt… është koha të rrini nën hijen e Palmës së Madhe dhe ta qepni gojën, ngjan se urdhërojnë.

Pra, në njëfarë kuptimi, territori futet në karantinë ose, shqip fare, lihet vetëm. E, atëherë rinis debati për shpresën e humbur dhe përsëritet pyetja përse shqiptarët emigrojnë kaq masivisht, ç’është kjo psikozë?!

Ne patjetër kemi edhe shkaqe të mëvetësishme, ato të markës shqiptare. Megjithatë, neuroza e humbjes së të ardhmes sot është një sëmundje e përhapur kahmos. Në këtë rënie psikike e morale, si një rrjedhje e vazhdueshme e globit, nganjëherë duket sikur njerëzimit nuk i ka mbetur tjetër përveç solidaritetit.

Mirëpo, ka teori që solidaritetin sot e konsiderojnë fjalë lëvozhgë, pra, boshe. E kjo të vë në mendime. Mos, vallë, një solidaritet disi i dyshimtë, jo aq për t’u shëruar bashkë sesa për t’u dekompozuar bashkë?! Në rrethana të tilla të ikën truri, nëse mendon çfarë roli luajnë politikanët në këtë dekompozim.

Prandaj, pyetja për migrimin masiv merr gjithfarë përgjigjesh gjatë debatit. Sepse është e dhimbshme kur sheh shqiptarët të ikin nga Shqipëria. Por, edhe më e dhimbshme është dilema: Përse shqiptarëve po u ikën nga zemra vetë Shqipëria?

“O ndaluni, pash sytë e ballit, ndaluni!”, pata dëgjuar një nënë, që në portin e Durrësit u thërriste bijve.

Me gjasë donte t’u thoshte se shpresa nuk ka vdekur dhe, duke qenë e natyrës shpirtërore, ajo njëkohësisht është hyjnore. Madje, me këtë rast, ia vlen të vihet re: Ka dy gjëra, për të cilat asnjëherë nuk duhet nxituar, vetëvrasja dhe çatdhesimi.

Në trend

Më shumë
Tuchel i pamëshirshëm me yllin e Bayernit: Bëri dy gabime në dy golat e pranuar

Tuchel i pamëshirshëm me yllin e Bayernit: Bëri dy gabime në dy golat e pranuar

Bundesliga
Shtetasi turk iu vërsul me thikë policëve izraelitë në Jerusalem, qëllohet për vdekje – publikohen pamjet e momentit rrëqethës

Shtetasi turk iu vërsul me thikë policëve izraelitë në Jerusalem, qëllohet për vdekje – publikohen pamjet e momentit rrëqethës

Azia
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Liga e Kampionëve
Moment emocionues - Kiara Tito sjell një foto të Luizit duke mbajtur në krah vajzën e tyre të porsalindur

Moment emocionues - Kiara Tito sjell një foto të Luizit duke mbajtur në krah vajzën e tyre të porsalindur

Magazina
Kalo në kategori