Mos hani me gishta, mos u puthni në publik, mos lini bakshishe dhe rregulla tjera të cilat duhet t’i keni parasysh kur vizitoni shtete tjera
Të gjithë jemi të vetëdijshëm për faktin se gjatë vizitës në një shtet të huaj duhet t’u bindemi traditave të caktuara vendore dhe rregullave të zakonshme që i kanë
Në rast se jeni person që udhëtoni shpesh, apo planifikoni të udhëtoni diku së shpejti, më poshtë i keni disa rregulla të shteteve të ndryshme të cilat asnjëherë nuk duhet t’i thyeni, pavarësisht rrethanave, transmeton Telegrafi.
Në Gjermani: Mos e përdorni përshëndetjen naziste
Mos ua ngulni sytë njerëzve, mos u bëni shumë i shoqërueshëm.
Në Kili: Mos hani me duar
Sjelljet dhe edukata me të vërtet se kanë rëndësi në këtë shtet, prandaj keni kujdes të mos hani me gishta!
Në Indi: Mos u puthni në publik
Kjo edhe mund t’ju fusë në burg! Nuk lejohet kontakt fizik me njerëz të gjinisë së kundërt në publik.
Në Japoni: Mos lini bakshishe, mos u përqafoni në publik dhe bëni atë që e bëjnë vetëm vendasit
Mund të keni menduar se Japonia njihet vetëm si vend ku koha është e çmueshme për gjithsecilin, por në fakt në Japoni ka më shumë rregulla strikte se ç’mund të mendoni.
Në Meksikë: Mos i merrni gjërat personalisht dhe provoni gjëra të reja
Meksikanëve u pëlqen të bëjnë shaka. Prandaj asnjëherë nuk duhet t’i merrni gjërat personalisht. Gjithashtu vendasit e vlerësojnë shumë nëse përpiqeni ta mësoni gjuhën e tyre, apo thjesht t’i bindeni traditave të tyre.
Në Kore: Përdorni dy duart kur i dhuroni dikujt para
Kur i dhuroni diçka njerëzve, e veçanërisht para, Koreanët parapëlqejnë ta bëni këtë me dy duart. Thjesht është shenjë respekti.
Në Singapor: Keni kujdes me gjobat
Në Singapor është e ndaluar t’i ushqeni zogjtë, të pështyni dhe të hidhni bërllok në rrugë, ose të hani ushqim në transport publik.
Në Rusi: Mos i dhuroni dikujt për dhuratë lule me numër çift
Rusët dhurojnë lula me numër çift vetëm në shërbime memoriale dhe funerale. Një buqetë e duhur me lule për ndonjë ngjarje të lumtur duhet të përmbajë vetëm numër tek të luleve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
I vetmi arkipelag që tani është i lidhur me një shteg për shëtitje: Shumë bukuri natyrore fshihen përgjatë shtegut prej 270 kilometrash
Atletet Adidas me “doreza” tronditën fansat e markës: “Nëse kjo është modë, keni nevojë për terapi”
Këto shenja më me fat të zodiakut tërheqin bekime në dhjetor
Këto shenja horoskopi është mirë t'i mbash pranë sepse kanë pafund ide kreative
Këto shenja më me fat të zodiakut tërheqin bekime në dhjetor
Atletet Adidas me “doreza” tronditën fansat e markës: “Nëse kjo është modë, keni nevojë për terapi”
I vetmi arkipelag që tani është i lidhur me një shteg për shëtitje: Shumë bukuri natyrore fshihen përgjatë shtegut prej 270 kilometrash
A ka "liqene pa fund"?
“Të kam në mendje”: Ti nuk je vetëm. Fol, kërko ndihmë dhe do ta gjesh!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Dridhet Peja, mbështetje masive për Egzon Kelmendin - Elkosin
Erdogan shpreson se rebelët sirianë do të vazhdojnë avancimin, por ngre alarmin për diçka
Në Siri, një diktator është nën rrethim. A do ta shpëtojë dikush?
Presidentja Osmani shtrëngon duart me Presidentin Trump në Paris, del video e takimit
Gruaja dhe fëmijët i ikin në Rusi, i paqartë fati i presidentit sirian al-Assad
Opozita pretendon se buxheti i vitit 2025 është anti-kushtetues, çka nëse dërgohet ai në Kushtetuese?