LAJMI I FUNDIT:

Mos e prekni dinjitetin dhe papërkulshmërinë e mësuesve!

Mos e prekni dinjitetin dhe papërkulshmërinë e mësuesve!

Kam dëgjuar pothuajse të gjitha tregimet tuaja. Kam dëgjuar mjaft më parë poashtu edhe sot, qoftë në radio apo TV fjalët tuaja. Kam dëgjuar poashtu edhe fjalimet tuaja në shkollë më parë dhe sot vazhdojë ti dëgjojë. Por jo vetëm kaq, i kam përjetuar edhe vet!

E dijë, e dijë fare mirë, çfarë keni bërë për ti mbrojtur më të dashurit tuaj – NXËNËSIT!!!


E dijë, e dijë fare mirë, dhe i njohë MENÇURITË, GUXIMIN dhe TRIMËRITË e juaja!!!

E dijë, e dijë fare mirë edhe DASHURINË tuaj që keni pasur dhe keni, për nxënësit dhe fëmijët tuaj!!!

E dijë, dhe e njohë shum mirë dashurinë dhe MIRËSINË tuaj që keni ndaj DUTURISË!!!

E dijë, e dijë fare mire, edhe VULLNETIN e çeliktë që keni pasur dhe akome e keni, për ta ndarë dhe shpërndarë Diturinë, dhe ATDHEDASHURINË!!!

Po – po, kam dëgjuar, dhe përjetuar edhe vet KAQ SHUMË! Ky ndikim i veprave tuaja rri me mua, fle thellë në mua, jo vetëm sot por gjat tërë jetës sime. Jo vetëm gjat tërë jetës sime, por PËRHERË!!!

Teksa po ecja nëpër qytet, shohë kolegët dhe bashkmësuesit, me sy të freskët, ndonëse në thellësinë e shikimit të tyre sikur po lexoja diçka më tepër. Flas me veten time dhe them, sikur përherë kan qenë në njohuri se ata kan jetuar për të mësuar dike, me dashuri, mirësi, durim, dhe dituri.

Sikur, kan qenë URË mbi të cilën përherë kan kaluar peshat më të mëdha të KOMBIT!

Por më besoni se teksa po i shikojë ata sot, unë ju shohë juve o qeveritarë. Shoh, çfarë ju keni bërë atyre! Menjëherë mundohem t’ua them ate të cilën shum kohë më parë ua ka thënë BACI im Ali Asllani me disa rreshta të poezisë HAKERRIM (Koha e Maskarenjëve), të cilat do ti gjeni më poshtë:

Hani, pini dhe rrëmbeni, mbushni xhepe, mbushni arka,
të pabrek’ ju gjeti dreka, milioner’ ju zuri darka!
Hani, pini e rrëmbeni, mbushni arka, mbushni xhepe,
gjersa populli bujar t’ju përgjigjet: peqe lepe!

Grand Cordon i zotris’sate, që në gjoks të kan’ vendosur,

Është pështyma e gjakosur e atdheut të veremosur;
dhe kolltuku ku ke hipur, duke hequr nderin zvarr’,
është trekëmbshi ku përdita VARET KOMBI NË LITAR!

Sidomos ju dredharakë, ju me zemra aq të nxira,
ju dinakë, ju shushunja, ju gjahtar’ në errësira!
Ç’na pa syri, ç’na pa syri!… Hunda juaj ku nuk hyri:
te i miri, te i ligu, te spiuni më i ndyri!

Dallavera nëpër zyra, dallavera në pazar,
dallavera me të huaj, dallavera me shqiptar’
Vetëm, vetëm dallavera, dhe në dëm të këtij vëndi
që ju rriti, që ju ngriti, që ju ngopi, që ju dëndi!

Dhe kujtoni tash e tutje me të tilla dallavera
kukuvajka do përtypi zog e zoga si përhera…
Por jo grushti do të bjerë përmbi krye të zuzarëve, 

KOHA ËSHTË E MASKARENJVE, POR ATDHEU I SHQIPËTARVE!

Kjo TRIMËRI e mësuesve, tani e ngulfatur nga MASKARENJTË, dhe e heshtur nga vet ATA, sikur flet diçka, sikur ka dëshirë të BËRTASË!

Kjo trimëri e heshtur e tyre sikur ka një VULLNET dhe dëshirë të madhe për tu ngritur për nxënësit e tyre. Për tu NGRITUR dhe për t’i shpëtuar ATA! Po nga KUSH ti shpëtojë?

A thua nga vetvetja ti shpëtojë!?

Kjo trimëri e heshtur është në secilin prej nesh, aty brënda diku po fle. Sikur ka rënë në AGONI!

Po – po, unë e shohë kët në secilin prej tyre, thellë në shikimin e tyre, kjo është lehtë e lexueshme në sytë e tyre!

E dijë, e dijë mirë se kët do ta bëjnë një ditë. Një ditë MARSI, do ti themi dikujt MJAFT, ashtu siçë i tham JOOOO Millosheviqit DIKUR!

Kolegë të nderuar, a nuk jemi ne ata që dikur na thonin, “Ju jeni qendresa. Na thonin, ju jeni ata që ia ruajtët nderin dhe dinjitetin shqiptarisë. E ruajtët dritën e diturisë. Na thonin, ju ia treguat kombit se sa të madhe e keni zemrën, … e tj. …etj”. Apo ndoshta na tingëlluan vetvetiu këto fjalë në veshët tone, e të cilat gjithësesi, i MERITONIM asokohe!!!???

E pra, kolegë të nderuar, ju ishit ATA që ia treguat KOSOVËS zemrën tuaj të madhe, ia treguat dhe deshmuat shpirtin tuaj të madh, them unë tani, APO JO KOLEGË!?

Edhe pse sot, me apo pa të DREJTË, gjithnjë e më shum po rriten zërat e atyre që po na thonë se nuk jemi mjaft të mirë, se nuk po punojmë mjaft, se sistemi ynë edukativ është në rënje. Unë megjithat shohë se kolegët e mi punojnë. Punojnë madje edhe në orë të shtuara, punojnë në kushte tmerrësishtë të këqia. Punojnë pa kurfarë mjetesh për ilustrim dhe konkretizim të lënes. Ata brengosen për të mirën dhe INTERESIN më të madh të nxënësve të tyre. Ata i ftojnë në vazhdimësi prindërit në mbledhjë, për të diskutuar për pëparësitë dhe dobësitë. Ata takohen shpesh, edhe me nxënësit. Debatojnë, dhe diskutojnë. Në kët mënyrë ata orvaten të bëjnë të pamundurën, ashtu që nxënësit e tyre të bëhën të mirë, madje më të mire se ATA vet, të lumtur dhe të suksesëshëm.

Mësuesit SOT punojnë karshi një DETI të madh presionesh, qofshin ato media të shkruara, elektronike, audio apo TV, qofshin ATO kërcënime nga huliganë të ndryshëm.

Mësuesit SOT janë të pambrojtur. Askush, askush nuk i pyet ata si po jetojnë, a kan mundësi që me një pagë qesharake t’i shkollojnë dhe edukojnë fëmijë e tyre. Askush nuk po i pyet mësuesit SOT, “a kan mundësi t’i dërgojnë në studime fëmijët e tyre, të cilët e kan TRADITË edukimin dhe shkollimin”.

Askush nuk po i pyet ATA, “A kan mundësi të shkojnë në pushime vjetore në det, … e tj.!?

Ndjejë dhëmbje të madhe për nxënësit e mi sot kur shohë MOSINTERESIMIN e tyre për të mësuar. Mosinteresimin për të ardhmen e tyre, dhe kot në asi koti përpiqem, ti kuptojë ata. Ulem, shkruaj, orvatem dhe mendoj, duke bërë një krahasim të edukimit të gjeneratave tona të mëparshme me këta SOT. Menjëherë më kaplon një zhgënjim goxha i madh! 

Ku qëndron problemi? Do pyes dikus!

Një ditë, unë po i pyesja nxënësit e mi, “A dëshiron dikush nga ju të bëhet PEDAGOG apo MËSUES?”  Padyshim, përgjigja ishte e menjëhershme, e VRULLSHME, UNIKE dhe e njëzërit – JOOOOOO!!!

E dini çfarë, vetëm sa nuk më gjuajtën më shkums apo laps. Sikur donin të më fajësonin dhe të thonin, “si guxon të na pyet ti kështu!”.

Po përse nuk keni dëshirë ju të bëheni mësues, i pyeta unë në vazhdim?

Ata nuk më dhanë përgjigje menjëherë, por unë në sytë e tyre, sikur lexova një buzëqeshje CINIKE. Megjithate disa diskutuan për qështjen. Më poshtë i keni, disa nga justifikimet që i dëgjova:

  • Njëri më tha, “Profesor i NDERUAR, mbase pagat janë tmerrësisht të vogla”.
  • Tjetri më tha, “Profesor, SOT diplomat po blihen me para, dhe nuk është më interesant të lodhesh për të mësuar, dhe marrur një DIPLOMË, me të cilën as që mund të punësohesh”.
  • Një tjetër, u shpreh, “e tëra çka më duhet ësht të bëj PARA, pastaj tjerat vinë vetvetiu”.
  • Dikush u dëgjua të thoshte, ”në shqipëri po i blejnë DIPLOMAT si letër me kilogram”!
  • Sa të duash diploma, vetëm LEK a ke”, më tha me CINIZËM njëri prej tyre!

Po si do t’i bëni paratë? Ishte një pyetje në vazhdim, e cila nuk kishte përgjigje!

“Sa fort është zbehur autoriteti i mësuesit, inxhinjerit, mjekut apo intelektualëve në përgjithësi, po mendoja unë në heshtje, në ato momente!!!!”

Po them është zbehur autoriteti, sepse të paciptit, të paditurit, mashtruesit, maskarenjtë, të pashkolluarit, të paedukuarit dhe të pacivilizuarit, më parë po e ZAPTOJNË pozitën e lartë në qeveri apo diku tjetër, dhe më pas po blejnë diploma, sa për ta justifikuar poziten e zaptuar me dhunë, dhe në emër të “ÇLIRIMTARIT”, apo të ndonjë PSEUDOPATRIOTIZMI!

SOT vërrehet qartë mungesa e mësuesve të mirë. Një armatë e tërë nxënësish, sot kan nevojë për mësues të mirë. Shpresojë, së shpejti do vijë dita, kur MIRËSIA e mësuesit dhe pedagogut do të marshojë mbi të keqën, do GODET të keqen!

Ndoshta populli sot na shikon me një sy tjetër, pikërisht pse nuk po reagojmë, pse nuk po e ngrisim zërin. Por unë jam thellë i bindur se shum shpejtë do vijë dita e MARSHIMIT të njerëzve të edukuar mirë, njërëzve PATRIOT të shkolluar mirë. Së shpejti do vijë dita kur të paditurve, mashtruesve, maskarenjëve, të pashkolluarve, të pacivilizuarve, të paciptëve, dhe të paedukuarve do u themi:  MJAFT!

Shpresoj, mendësia jonë, do ndrrojë shumë shpejtë!

Vëllezër e motra të gjakut dhe kombit tim, më falni për gjuhën dhe fjalorin, i cili, mbase nuk ishte dashur të ekzistojnë në mënyrën e të shprehurit të askujt në përgjithësi, e të mësuesve në veqanti. Më falni ju lutem shum. Por nga hidhërimi dhe helmi që më ka kapluar shpirtin dhe zemrën kohëve të fundit, u detyrova ti shkruaj. Nga HUMBJA e shpresës e cila përherë ik e findit, e të cilën ma VRAU dikush, u detyraova të shkruaj edhe kështu. Unë qofsha i gabuar … por!?

Në këto momente, kur asgjë nuk po ecën mbarë në TREVAT tona shqiptare, isha i detyruar ta derdhë gjithë vrerin e akumuluar për këto 10 vite ta pavarsisë së Shtetit HIBRID që Kosovë, jo DARDANI na thanë ta quajmë. Gjegjësisht 100 e ca vite pavarësi, të shtetit AMË që Shqipëri i themi.

Vëllezër e motra të gjakut dhe kombit tim, heshtja dhe durimi janë veqori të robërisë dhe robit. Heshtja është miratim, apo jo vëllezër e motra!

Edhe njëherë kërkoj ndjesë për fjalorin tim, në kët shkrim për të gjithë mësuesit. Po them për fjalorin, sepse gjeta shum pak fjalë, përmes të cilave do kisha përquar tek ju, më tepër energji positive!

Për MOMENTIN, ky është realiteti ynë! Njëherit kërkojë më tepër mirëkuptim, më tepër DASHURI për të gjithë mësuesit e mirë!

Në fund fare. Mos HARRONI: 

  • Ndikimi i mësuesve shtrihet përtej klasës dhe shkollës, thellë në ardhmërinë tuaj!
  • Mësuesit janë ata të cilët i japin formë dhe pasurojnë mendjet e te rinjëve!
  • Mësuesit jan ata të cilët prekin zemrat dhe shpirtin e nxënësve!
  • Mësuesit jan ata që e gëdhendin ardhmërinë e KOMBIT!

SHABAN JASHARI, BABAI I ADEM JASHARIT, … ISHTE MËSUES !!!

Ndoshta, me kët shkrim, sadopak i kam rrahur me thuprën e quajtur NDËRGJEGJE, politikanët tone!

Ndoshta, tani ata do të marrin më shum GUXIM për të vepruar në mënyrë që fëmijët e tyre dhe fëmijët tonë, ti mbajmë më të sigurtë!!!

Sikur politikanët, ta kishin vetëm gjysmën e DITURISË, GUXIMIT dhe TRIMËRISË së mësuesve, ata do të fillonin SOT të bëjnë ndrrime për të mirën e nxënësvë dhe KOMBIT. SOT nevoitet ky veprim. Nesër ndoshta do të jetë VONË!!! (sic.)

P.S. Ky shkrim publikohet ashtu siç e ka dërguar autori, pa ndërhyrje të redaksisë