Babai i dy fëmijëve bëri vetëvrasje pas një beteje të gjatë me çrregullimin e stresit post traumatik që mori, ndërsa shërbeu në luftën në Irak.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Lance Shingler, 34-vjeç mori pjesë në funeralet e nëntë miqve të tij që vdiqën në luftë, ndërsa e luftoi stresin për më shumë se një dekadë pasi u kthye nga ushtria në shtëpi në vitin 2008.

“Ai adhuronte gruan e tij Hayley dhe dy fëmijët e tij të vegjël. Sa herë që merrte kohë të lirë, ai e kalonte me ta”, tha një shoqe e ngushtë e familjes, Leanne Poole, për BirminghamLive.

Lance shërbeu në Irak midis vitit 2003 dhe 2008 me Batalionin e Katërt “The Rifles” të ushtrisë britanike, ndërsa ishte atje, nëntë kolegët e tij vdiqën, dhe Lance mori pjesë në funeralet e tyre.

Leanne tha se kur ai u largua nga ushtria e pati të vështirë të përballonte situatën, ndërsa nuk mori mbështetjen e duhur nga grupet e ndryshme ose organizata.

Ajo më tutje ka pohuar se do të bëhet një hetim, megjithëse dyshohet se ai “ishte lënë pas dore”.

Bëhet e ditur se do të hulumtohen betejat e ish-ushtarëve, si dhe shqyrtimi i mungesës së mbështetjes nga sëmundjet post-traumatike. /Telegrafi/