Sulmuesi i Atletico Madrid, Alvaro Morata ka zbuluar se në janar se ishte shumë pranë kalimit te Barcelona.

Në një intervistë të dhënë për “Cadena Ser” ai zbuloi se gjithçka po shkonte shumë mirë, por sipas tij ndërhyrja e trajnerit të Juventus, Max Allegri, i cili bllokoi gjithçka.


“Është e vërtetë, kishte një interes nga Barcelona. Më thirri Xavi, folëm për futbollin dhe për gjithçka”.

GetPaidStock.com 627c20460349c

“ Ishte kënaqësi, e vlerësoja që një ish-lojtar si Xavi më llogariste, më bëri të ndihem mirë. Kisha 4-5 mundësi të mira, por Allegri bllokoi gjithçka”.

“Ai më tha:‘Dua që të qëndrosh, dua të të shoh të luash me Vlahovicin’. Për mua ishte një përpjekje të luaja në të majtë, por ia dola”, ka thënë 29-vjeçari.

morata 1 e1659895325662

Morata këtë sezon e ka nisur mirë, duke shënuar tre gola në kampionat./Telegrafi/