Alvaro Morata tashmë është konfirmuar se do të jetë lojtari i ri i Chelseat.

Futbollisti tashmë gjendet në kryeqytetin britanik të Londrës.


Megjithëse fokusi është te lojtari spanjoll, por vëmendje të madhe në aeroportin Heathrow e ka marrë bashkëshortja e lojtarit Alice Campello.

Raportohet se sulmuesi i Real Madridit t’i ketë kushtuar 80 milionë euro kampionit anglez.

Theksojmë se Morata është bërë lojtari më shtrenjtë spanjoll në histori të futbollit. /Telegrafi/

morata 1 2

morata 2 1