Morali në politikë
Konceptin e moralit në bashkërenditje me politikën mund ta shohim ndryshe nga paraqitja në realitet. Pra, mund ta shohim si barazi "absolute" midis lidhjeve të kombeve dhe shteteve, që do të shërbente për të mirën e përgjithshme të vlerave njerëzore. Politika si veprimtari e ushtrimit të detyrave publike, por dhe si vullnet për pushtet, përmban në esencë vetitë e moralit për qeverisje autoritative me institucionet e shtetit. Ndërkaq, politika sipas Macchiavelit konsiderohet si veprimtari që mund të çlirohet prej moralit, duke e shndërruar në një përvojë jo relevante kur vjen në shprehje bindja për pushtet, dhe, ndërkohë aludon në ushtrimin e detyrës së pushtetit me motive më të ashpra ndaj gjithkujt që tenton ta prishë interesin apo ushtrimin e detyrave të pushtetit. Pushteti mund të thuhet se e shfaq autoritetin e vet në forma të ndryshme, duke e pasqyruar moralin e politikës varësisht kushteve dhe aftësive për veprim.
Morali në politikë nuk është koncept i shprehjes për të fituar politikisht, por është një vlerë humane e cila shërben në ngritjen e vetëdijes kolektive drejt të mirës universale. Ndërkaq, morali që prezantohet në vendet e rajonit është bërë pothuaj i pavlefshëm ndaj interesit të përgjithshëm të shoqërisë, duke u marrë më shumë me çështjet, sesa me fenomenet ose interesin publik. Nga kjo farsë për të shfrytëzuar motivet vetjake, e madje për të përmbushur nevojat e tyre, thelbësisht dëmton rëndë shtetin e së drejtës dhe zhvillimin normal të shoqërisë, e cila mund të shndërrohet në niaiserie (frëngj. gomarllëk).
Politikani i rastit është i vendosur për më tepër të shfrytëzojë motivet dhe synimet vetjake për të plotësuar nevojat private. Motivet e politikanit të rastit janë të bazuara kryesisht në interesin personal të individit apo të një grupi të caktuar që i lidh interesi i përbashkët i pushtetit. Paraqitjet e tij politike nuk janë asgjë tjetër, veçse motive të ngushta të interesit që i shërben pushteti i përkohshëm me të gjitha format e mundshme. "Morali buron dhe mund të burojë vetëm nga liria", thoshte Kanti.[1] Gjithkush që ka moral e ndien nevojën e domosdoshme ta respektojë ligjin si veprim human ndaj vetes dhe shtetit.
Politikani ideal është i prirur të kthejë nevojën e popullit në mirëqenien e përbashkët të shoqërisë për të gëzuar autoritet ekzistencial në formën e tij më të përkryer. Politikani ideal i shton vlerë moralit politik dhe përforcon shtetin e së drejtës të funksionojë në interesin e përgjithshëm shoqëror, duke u bazuar në standardin e udhëheqjes së mirë ligjore, respektimin e lirive dhe të drejtave të njeriut dhe të qytetarit, ngritjen e vetëdijes në pjesëmarrje politike, rolin efikas të shoqërisë civile në vendimmarrjet politike, përmirësimin estatusit të gruas në shoqëri.
Lideri e ka për detyrë të zbatojë kodin e etikës, për të përmbajtur ose përmbushur vlerat më të larta që spikasin dhe promovojnë shoqëritë në përgjithësi. Lideri ose figura publike është përfaqësuesi kyç i një shoqërie, i angazhuar për të kryer me sukses çdo menaxhim publik në shërbim të së mirës universale, i cili me idetë dhe pikëpamjet e veta drejton një shtet, organizatë, parti politike.
Lideri duhet të ketë aftësi të mira menaxhuese për të gjitha veprimtaritë publike, sepse është person që bart, pos autoritetit dhe besueshmërisë në masë, përgjegjësi morale dhe shpirtërore për veprimet e tij karshi udhëheqjes publike. Ai duhet të jetë promotor i ambicieve të mëdha në suaza të udhëheqjes publike, që në radhë të parë të ketë përkushtim dhe guxim intelektual për t’i çuar proceset publike drejt një suksesi konkret. Po sjell principet e stilit të drejtimit sipas James Wilson-it:
Principet e stilit të drejtimit sipas James Wilson (2000)[2]
Lideri duhet të ketë principe të forta.
Lideri duhet të krijojë një atmosferë ku shpresa të larta duhen pritur.
Duhet të përdor teknika të zgjidhjes së problemeve për të sqaruar pritjen për shpresat.
Duhet të ketë aftësitë bazike, si dhe të zbatojë një rregull për të mbajtur kulturën dhe mbrojtur ambientin e agjencisë.
______________
[1] LL. M. Ikonomi, Luljeta. Filozofia e së drejtës, Ekspres, Tiranë, 2006, f. 39.
[2] Wilson, James. Bureaucracy: What Government Agencies Do And Why They Do It, Library of Congress, Washington DC, 2000.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëTeknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre