LAJMI I FUNDIT:

Monitoruesit nga shoqëria civile thonë se partitë po i fshehin donacionet për të shpërblyer financuesit

Monitoruesit nga shoqëria civile thonë se partitë po i fshehin donacionet për të shpërblyer financuesit

Asnjë masë ndëshkuese nuk është shqiptuar në tri vitet e fundit për subjektet politike në Kosovë, që kanë dorëzuar raporte financiare të mangëta dhe me shkelje ligjore.

Kjo ka ndodhur pasi që asnjë auditim nuk ka pasur deri më tani për financat e partive politike.

Por, tani raportet janë duke u shqyrtuar në Zyrën për Regjistrim dhe Certifikim të Partive Politike që funksionon në kuadër të KQZ-së.

“Në rast se ka nevojë të shqiptohet ndonjë masë administrative do të bëjmë rekomandim për KQZ që të ndëshkohen subjektet politike që kanë bërë shkelje për raportim financiar”, deklaroi Yll Buleshkaj.

Fshehja e burimit të financimit dhe deklarimi jo real i shpenzimeve sipas shoqërisë civile vazhdon të mbetet ndër problematikat më të mëdha.

Sipas Besnik Boletinit nga Organizata Çohu partitë politike janë duke bërë manipulime të ndryshme me raportet financiare.

“Partitë politike deklarojnë aq sa dëshirojnë të deklarojnë se kanë shpenzuar. Kemi parti politike që deklarojnë shumë pak donacione, kur ne e dimë se ato parti pranojnë më tepër donacione. Një prej qëllimeve është sigurisht të fshehin financimin prej cilave biznese e kanë marrë në mënyrë që më vonë të zhvillojnë sa më mirë formën e klientelizmit me tendera e favorizime”, deklaroi Besnik Boletini.

Ai kërkon që nga ky vit të ketë qasje ndryshe nga institucionet për këtë dukuri.

“Auditimi duhet të bëhet në mënyrë të rregullt dhe të përvitshme. Për çdo shkelje duhet të ketë gjoba e sanksionime në mënyrë që viteve tjera të ketë një raportim financiar sa më korrekt”, deklaroi tutje Boletini.

Mungesa e transparencës së financimit të fushatës nga ana e subjekteve politike është theksuar edhe misioni i Bashkimit Evropian./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori