LAJMI I FUNDIT:

Monika Kryemadhi dhe Sali Berisha nuk paraqiten në SPAK, ndodhen jashtë vendit

Monika Kryemadhi dhe Sali Berisha nuk paraqiten në SPAK, ndodhen jashtë vendit

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, nuk është paraqitur këtë të hënë në SPAK, për shkak se nuk ndodhet në territorin shqiptar.

Kryemadhi ndodhet aktualisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas vendimit të gjykatës, ajo është e detyruar të paraqitet në organin e akuzës, të hënën e parë të çdo muaji në orën 12:00, por këtë herë ka marrë leje nga prokurori i çështjes për të mos u paraqitur.


Nga ana tjetër, edhe ish-kryeministri Sali Berisha gjithashtu ka marrë leje për të mos u paraqitur në Prokurorinë e Posaçme, pasi ndodhet në Gjermani. Kërkesa e tij për leje u miratua nga prokurorët Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai, duke e justifikuar mungesën e tij për këtë seancë.

Kryedemokrati ndodhet në një takim elektoral me emigrantët shqiptar në Gjermani, në kuadër të fushatës për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 11 majit. /Telegrafi/