LAJMI I FUNDIT:

Monica Bellucci nudo për “Paris Match”, flet për seksin në moshën 52-vjeçare (Foto)

Monica Bellucci nudo për “Paris Match”, flet për seksin në moshën 52-vjeçare (Foto)

Më 30 shtator ajo do të festojë 52-vjetorin e lindjes, megjithatë aktorja e mrekullueshme italiane, Monica Bellucci rrëfehet pa doreza për revistën “Paris Match”, ku sigurisht ka zënë edhe kopertinën e saj.

Sipas saj nuk është e vërtet që dashuria nuk njeh moshë, por kjo shprehje duhet shtuar më tej edhe me seksin. E duke shfaqur për të disatën herë bukurinë e saj, aktorja nga Citta di Castello shfaqet tërësisht nudo në kopertinë, ndërsa në brendësi të revistës rrëfen sesa i rëndësishëm është pasioni për një mashkull të moshës së saj.

Në numrin e ri të revistës franceze, Bellucci zbulon linjat e saj të përkryera teksa noton në pishinë, foto që publikohen pas lançimit të filmit “On the Milky Road” të regjisorit Emir Kusturica, i prezantuar së fundi në Venecia, e ku interpreton rolin e partneres së një ushtari, i cili humb jetën pak përpara martese.


“Është një histori e bukur dashurie që zhvillohet gjatë luftës së vendeve ballkanike, mes viteve 1990-1994”, shpjegon aktorja italiane. Më tej shpjegon edhe virtytet që duhet të ketë mashkulli i saj i preferuar. “Zemërimi, me kushtin që të jetë konstruktiv, por edhe erotizmin, që e gjej shpesh në fuqinë e meshkujve”.

Sipas aktores italiane, pasioni ndryshon me kalimin e viteve, por nuk zbehet. “Thuhet shpesh se dashuria është e lidhur me rininë, apo se me kalimin e moshës dashuria fizike shkon drejt zhdukjes. Së shpejti do të jem 52 vjeç dhe mund t’iua them me siguri se nuk është aspak e vërtetë. Dëshira nuk shuhet me plakjen e njeriut. Kur je i ri ekziston një dëshirë hormonale, kushdo nxitet nga impulset. Ndërsa me kalimin e viteve, seksi bëhet më reflektiv, por dëshira mbetet gjithnjë e fortë. Kur sensualiteti dhe seksualiteti shoqërohen me dashurinë dhe adhurimin, bëhen edhe më të bukur. Sot e kam të vështirë të bëj seks pa provuar dashurinë”, shprehet Bellucci.

monica 1

monica 2

monica 3

Në trend Magazina

Më shumë
Kalon gati në përplasje fizike - Gerta Gixhari kap për flokësh Valbona Mhillin

Kalon gati në përplasje fizike - Gerta Gixhari kap për flokësh Valbona Mhillin

Magazina
Egla Ceno rikthehet në Big Brother VIP, puth në buzë Laert Vasilin

Egla Ceno rikthehet në Big Brother VIP, puth në buzë Laert Vasilin

Magazina
Ola i tha Gjestit se të nxori Driloni, reagon fituesi i BBVK 3: Këtu histori shkruajnë vetëm kampionët

Ola i tha Gjestit se të nxori Driloni, reagon fituesi i BBVK 3: Këtu histori shkruajnë vetëm kampionët

Magazina
Vajza transgjinore e Elon Musk: Gjinia ime ishte e paguar, ai donte një djalë

Vajza transgjinore e Elon Musk: Gjinia ime ishte e paguar, ai donte një djalë

Magazina
Loredana qan, derisa Jozi ia hedh gjithë fajin për raportin e tyre

Loredana qan, derisa Jozi ia hedh gjithë fajin për raportin e tyre

Magazina
Ia shpërhap vezët në shtrat, Vserlo nuk i hiqet Gjestit - i flet me tone të larta te fytyra

Ia shpërhap vezët në shtrat, Vserlo nuk i hiqet Gjestit - i flet me tone të larta te fytyra

Magazina
Kalo në kategori