Rich Holtham është pronari i një salloni për prerjen e flokëve në Dudley të West Midlands, që gjeti një ide të mrekullueshme për largimin e parave të imta dhe rregullimit të dyshemesë.

Stilisti 28-vjeçar, ka shfrytëzuar rreth 70 mijë monedha në vlerë të një peni, që të shtronte hapësirën prej katër dhe gjashtë metrave, transmeton Telegrafi.


Monedhat e imta nga pagesat i shfrytezoi per rregullimin e dyshemese se sallonit foto 2 Salloni është bërë atraksion për vizitorët

“Sipas riparuesve, duhej paguar mbi njëmijë euro për shtrimin e lokalit. Në këtë formë, shpenzova vetëm 700 euro”, ka thënë Holtham lidhur me rastin.

Monedhat e imta nga pagesat i shfrytezoi per rregullimin e dyshemese se sallonit foto 3 Monedhat e dyshemesë nga afër

Megjithatë, së bashku me punonjësit tjerë, ai shpenzoi mbi një javë në renditjen dhe mbulimin me masën plastike që asnjë prej tyre të mos lëvizë.

Monedhat e imta nga pagesat i shfrytezoi per rregullimin e dyshemese se sallonit foto 4 Holtham krenar me punën në sallon

Kjo gjë po i shpaguhet, sepse shumë njerëz po hynë të shohin dhe të bëjnë fotografi, ndërsa shumica po ndalojnë edhe të rregullojnë flokët. /Telegrafi/