LAJMI I FUNDIT:

Sekuestrohen monedha të falsifikuara në Prishtinë

Sekuestrohen monedha të falsifikuara në Prishtinë
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë procedurave 181 monedha metali në vlerë nga 2 euro dhe 18 monedha metali në vlera nga 1 euro nuk e kanë kaluar testin e sigurisë dhe të njëjtat dyshohet se janë të falsifikuara.

Në raportin policor bëhet e ditur se monedhat janë sekuestruar.


“Prishtinë 16:06.2021 – 14:00. Me datën 01.07.2021 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se gjatë procedurave 181 monedha metali në vlerë nga 2 euro dhe 18 monedha metali në vlera nga 1 euro nuk e kanë kaluar testin e sigurisë dhe të njëjtat dyshohet se janë të falsifikuara.

Nga njësiti relevant policor është bërë sekuestrimi i monedhave të dyshuara për procedura tjera hetimore”, thuhet në raport. /Telegrafi/