LAJMI I FUNDIT:

Momenti shokues kur një “hajn” 13-vjeçar qëllohet për vdekje në një dyqan në Las Vegas (Foto/Video,+16)

Momenti shokues kur një “hajn” 13-vjeçar qëllohet për vdekje në një dyqan në Las Vegas (Foto/Video,+16)

Pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin tronditës kur një djalë 13-vjeçar, i paarmatosur qëllohet për vdekje nga një nëpunës dyqani, gjatë një tentim vjedhjeje.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, Fabriccio Patti, 13, u qëllua shtatë herë në shpinë dhe në kokë në Las Vegas, pas tentim largimit nga dyqani gjatë një përpjekjeje për grabitje të dyshuar me dy djem të tjerë.


Fabriccio Patti

E nëpunësi Raad Sunna, 24, përballet me një akuzë për vrasje të hapur në vdekjen e Pattit.

Gjatë një pyetje nga policia, Sunna u ka thënë hetuesve se ai kishte frikë për jetën e tij dhe nuk e dinte nëse tre djemtë ishin të armatosur.

Raad Sunna

“Ai ishte i vetmi që po vinte drejt meje”, ka thënë Sunna. “U ndjeva se jeta ime ishte në rrezik…. Unë kisha frikë nga vdekja”. /Telegrafi/