LAJMI I FUNDIT:

Momenti i shembjes së trotuarit në Pejë si pasojë e vërshimeve

Momenti i shembjes së trotuarit në Pejë si pasojë e vërshimeve

Qyteti i Pejës sikurse edhe shumë qytete të tjera, po vazhdon të përballet me vërshime si pasojë e reshjeve të shumta të shiut.

Si pasojë e tyre niveli i lumit Lumbardhi është rritur tejet shumë dhe i njëjti rrezikon të dalë nga shtrati.


Aktualisht si pasojë e sasisë së madhe të shiut nëpër disa rrugë, ka nisur shembja e trotuareve.

Telegrafi ka siguruar pamje nga momenti i shembjes së trotuareve në një lagje të Pejës.

Ndërkaq kryetari Gazmend Muhaxheri ka thënë se situata aktualisht është e menaxhueshme. Telegrafi ka raportuar sot gjatë ditës për problemet e shkaktuara nga vërshimet në disa pjesë të Kosovës./Telegrafi/