LAJMI I FUNDIT:

Momenti i lezetshëm kur e porsalindura e ‘ndihmon’ motrën e madhe të ndalojë së qari (Video)

Momenti i lezetshëm kur e porsalindura e ‘ndihmon’ motrën e madhe të ndalojë së qari (Video)

Ka shumë gjëra për të cilat duhet përgatitur kur shtëpisë i shtohet edhe një i porsalindur: net të shumta pa gjumë, konflikte mes fëmijëve etj. Por, çdo prind e dinë se ka edhe befasi të shumta të cilat nuk kanë mundur t’i parashikojnë më herët.

Në disa raste, këto befasi mbesin momentet më të mira të jetës.


Merrni shembull këtë video nga nëna e dyshes Ether Anderson, e cila është postuar në Today. Pas një nate të vështirë për të porsalindurën Tessa, motra e madhe Ellia ishte zgjuar e zemëruar dhe duke qarë. Por, në vend se ta fajësonte motrën e vogël, Ellia kishte gjetur ngushëllimin duke e përqafuar atë.

Shikoni në videon e mëposhtme kokën e Tessas dhe padyshim se do të prekeni emocionalisht nga ky moment. Nuk ka ndonjë dyshim se kjo dyshe do ta krijojë një lidhje të pandashme. /Telegrafi/