Pamjet e tmerrshme shfaqin momentin kur një Range Rover përplaset në një gardh përpara se të përplaset me një Tesla të parkuar dhe të përfundojë shinat e trenit – duke lënë një person të vdekur the tre të tjerë të lënduar.

Një burrë 50 vjeçar ishte duke e mbushur veturën e tij tek Tesla Centre afër stacionit nëntokësor Park Royal në orët e hershme të mëngjesit kur një Range Rover doli nga rruga dhe u përplas në barrierën metalike dhe pastaj u përplas edhe në veturën 60 mijë euroshe.

Një grua në të 20-tat, e cila besohet se ishte pasagjere në Range Rover, kishte vdekur në vendngjarje në A40 Western Avenue, në pjesën perëndimore të Londrës, transmeton Telegrafi.

Reklama

Shoferi i fuoritstradës, për të cilën thuhet se u rrotullua në stacionin e mbushjes përpara se të binte në shinat e Piccadilly Line, është në gjendje kritike shëndetësore, teksa një pasagjere tjetër po trajtohet për lëndime jo serioze. Të tre pasagjerët e Range Rover janë në të 20-tat e tyre.

Reklama

Burri i cili ishte brenda Tesla-s është hospitalizuar gjithashtu dhe po trajtohet për lëndime më të lehta.

Pamjet shfaqin momentin kur Range Rover përplaset në gardhin afër Tesla Centre, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme ndaj një numri të pikave të karikimit.

Një banor për Daily Mail bëri të ditur se në orët e para të mëngjesit para se ta thërrisnin policinë kishin dëgjuar një “shpërthim të vogël”. /Telegrafi/

Reklama