Një nga ngjarjet që ka prekur të gjithë është aksidenti i helikopterit jashtë stadiumit të Leicester Cityt, King Power.

Ky aksident mori jetën e pronarit të klubit Vichai Srivaddhanaprabha dhe katër personave tjerë që ishin së bashku me atë.


E gjitha kjo ndodhi pas barazimit 1-1 ndaj West Hamit në Ligën Premier.

CM IMAGE LEICESTER Thuhet se polici përpiqej të thyente një nga dritaret me shkopin e tij, por nga flakët e mëdha ishte e pamundur të shpëtonte ndonjë nga pesë personat

Helikopteri u ngrit brenda stadiumit King Power, ndërsa u përplas pak minuta më vonë në parkingun e veturave (200 metra larg stadiumit) për shkak të një problemi teknik.

Në pamjet e publikuara shikohet një polic teksa mundohej të shpëtonte personat që ishin brenda, teksa helikopteri ishte në flakë.

capture 20181029 111717 Foto: Mirror

Por, pasi flakët rriteshin me shpejtësi të madhe pas shkak të lëndëve djegëse të helikopterit ishte e pamundur të shpëtohej ndonjëri.

Në rrjete sociale, por edhe në media polici në fjalë konsiderohet hero pas këtyre përpjekjeve. /Telegrafi/

telegrafi sport app