LAJMI I FUNDIT:

Momenti kur orteku i borës mbulon dy skiatorë në Andorrë, mrekullisht i shpëtojnë më të keqes

Momenti kur orteku i borës mbulon dy skiatorë në Andorrë, mrekullisht i shpëtojnë më të keqes

Ky është momenti kur dy skiatorë për pak sa nuk e pësojnë me jetë, kur vie deri te rrëshqitja e borës dhe krijohet një ortek që i mbulon.

Victor Casajuana dhe Arturo Sanz, që të dy 20-vjeçar, po skijonin jashtë pistës në alpet e Andorrës, transmeton Telegrafi.

E kamerën që e kishin të vendosur në helmetë, ka kapur momentin kur dyshja mbulohen nga bora që rrëshqet dhe krijohet një ortek bore.


Për fat të mirë i shpëtojnë më të keqes, kurse këtë moment rrëqethës e kanë publikuar në internet.

Qëllimi i publikimit është t’ia bëjnë me dije të gjithë skiatorëve se gjithmonë ekziston rreziku nga ortekët e borës. /Telegrafi/