LAJMI I FUNDIT:

Momenti kur kullat e fabrikës së kaldajave në Mariupol shemben si pasojë e sulmeve ruse

Momenti kur kullat e fabrikës së kaldajave në Mariupol shemben si pasojë e sulmeve ruse

Autoritetet lokale në veri të Ukrainës – përkatësisht në qytetin port Mariupol, kanë bërë të ditur se forcat ruse kanë bombarduar fabrikën e kaldajave – duke e shkatërruar të tërën.

Në një kumtesë të publikuar në Telegram, Petro Andryushchenko, tha se në vend që ky qytet të përgatitet për dimrin e ashpër – forcat ruse goditën pjesën e bojlerëve të kaldajave, transmeton Telegrafi.


Ai gjithashtu theksoi se shpërthimi nga bombardimi i ushtarëve rusë, është dëgjuar në pothuajse çdo pjesë të këtij qyteti ku vazhdojnë të zhvillohen luftime të ashpra.

Turisti rus aksidentalisht zbulon pozicionin e sistemit raketor S-400 në Krime, ushtria ukrainase e “falendëron për punën e mirë”
Lexo po ashtu Turisti rus aksidentalisht zbulon pozicionin e sistemit raketor S-400 në Krime, ushtria ukrainase e “falendëron për punën e mirë”

Pamjet që po qarkullojnë në rrjetet sociale, shfaq momentin kur dy kulla të kësaj fabrike shemben si pasojë e sulmit ajror të ushtrisë së Vladimir Putinit.

Në anën tjetër, ushtria ukrainase dhe ajo ruse po vazhdojnë luftimet e ashpra në pothuajse tërë territorin e Ukrainës.

Megjithatë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar se Rusia mund të intensifikojë sulmet në prag të festës së pavarësisë së Ukrainës. /Telegrafi/